Jemi të lumtur të njoftojmë publikimin e Manualit “Thyerja e Barrierave: Manual Fuqizimi Ekonomik i Komuniteteve të Margjinalizuara,” një udhëzues gjithëpërfshirës i zhvilluar në bashkëpunim me zyrën e GIZ Shqipëri nën projektin “E Ardhme gjithëpërfshirëse, Avancimi i Përfshirjes Sociale dhe Ekonomike për Komunitetet e Margjinalizuara”. Ky manual është projektuar specifikisht për të adresuar sfidat që përballet komuniteti LGBTI+ dhe grupet e tjera të margjinalizuara, në fushën e punësimit dhe pavarësisë financiare, duke ofruar strategji dhe burime praktike për të nxitur fuqizimin ekonomik.
Rreth Manualit
Nëpërmjet këtij manuali Streha synon të ofrojë një qasje mbështetëse për fuqizimin ekonomik të përfituesve të programeve të saj. Në Standardet minimale për shërbimet e përkujdesit shoqëror për personat LGBTIQ+ në qendrat rezidenciale publike dhe jopublike, në Shqipëri, disa nga shërbimet që rekomandohen të ofrohen në kuadër të fuqizimit ekonomik janë, informimi dhe formimi profesional, trajnim i aftësive jetësore dhe ndërmjetësimi për punë. Manuali përbëhet nga 6 module, praktike dhe udhëzuese, duke u përmbledhur në një sërë burimesh të tilla si:
- Module Edukative: Mësime të detajuara mbi njohuritë financiare, sipërmarrjen dhe aftësitë për punësim;
- Ushtrime Praktike: Aktivitete të dizajnuara për të ndërtuar besimin dhe aftësitë në menaxhimin financiar dhe zhvillimin e biznesit;
- Roli i mentorit social/këshilluesit: Qasja e këshilluesit (coaching) në fuqizimin e pjesëmarrësve, për promovimin e vetë-efikasitetin dhe reziliencën. Rolet dhe përgjegjësitë e një këshilluesi dhe mentori ndikojnë në rritjen, zhvillimin dhe eksperiencën e përgjithshme të individëve.
Bashkëpunimi me GIZ Shqipëri
Kjo iniciativë është pjesë e projektit “E Ardhme gjithëpërfshirëse, Avancimi i Përfshirjes Sociale dhe Ekonomike për Komunitetet e Margjinalizuara”, një përpjekje nga GIZ Shqipëri për të promovuar zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës. Përmes këtij partneriteti, ne synojmë të sigurojmë që grupet e margjinalizuara të kenë mjetet dhe njohuritë e nevojshme për tu fuqizuar ekonomikisht dhe për tu integruar në shoqëri.
Shkarkoni Manualin
Ne besojmë se aksesi ndaj informacionit është një nxitës kryesor i fuqizimit. Manuali është në dispozicion falas në format PDF, duke siguruar që të gjithë të kenë mundësinë të përfitojnë nga ky burim i vlefshëm. Për të shkarkuar kopjen tuaj, klikoni linkun më poshtë:
Shkarkoni “Thyerja e Barrierave: Manual Fuqizimi Ekonomik i Komuniteteve të Margjinalizuara”
Fuqizimi i komuniteteve të margjinalizuara kërkon përpjekje kolektive. Ftojmë organizatat, liderët e komunitetit dhe individët të përdorin këtë manual, ta ndajnë atë brenda rrjeteve të tyre dhe të bashkohen me ne në misionin tonë për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe pranuese.