Terma Reference
“Qendra Streha” është në kërkim të një “Team production” i cili do të jetë përgjegjës për krijimin e një videoje informuese për Kodin e Sjelljes së Organizatë së Kombeve të Bashkuar për Bizneset, duke shfaqur praktikat e mira dhe ndërgjegjësimin për përfitimet e miratimit të këtij kodi për bizneset.
Hyrje
Në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes dhe fuqizimi psikosocial dhe ekonomik i anëtarëve të komunitetit LGBTIQ+”, i zbatuar nga “Qendra Streha” dhe me mbështetjen e GIZ Albania, “Qendra Streha” kërkon të punësojë një piskolog/e i/e cili/a do të jetë përgjegjëse për ofrimin e shërbimit piskologjik, kryesisht këshillim psikologjik me përfituesit e “Qendrës Streha”,
Informacion për “Qendrën Streha”
“Streha” është qendra e parë rezidenciale në Shqipëri që i vjen në ndihmë komunitetit LGBTIQ+ përmes shërbimit konkret tranzitor për të gjithë të rinjtë LGBTIQ+, 18 – 29 vjeç, që hasin dhunë, diskriminim dhe nevojë për strehim për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Qëllimi i “Qendrës Streha” lidhet me asisitimin e anëtarëve të komunitetit LGBTIQ+, kryesisht të rinjëve nëpërmjet shërbimeve multidisiplinare dhe akomodimit, ngirjtes së kapaciteteve, avokimit, rritjen e ndërgjegjësimit duke ndihmuar anëtarët e komunitetit LGBTIQ+ për të kapërcyer sfidat e hasura në familje dhe shoqëri. “Qendra Streha” ofron shërbime për fuqizimin dhe integrimin e individëve LGBTIQ+, me një fokus të veçantë në aspektin e punësimit dhe përgatitjes për tregun e punës.
Informacion për projektin
Projekti “Rritja e përfshirjes dhe fuqizimi psikosocial dhe ekonomik të anëtarëve të komunitetit LGBTIQ+” synon të ndikojë në krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës e fuqizues ekonomik dhe psikosocial për anëtarët e komunitetit LGBTIQ+ dhe jo vetëm. Qëllimi kryesor i projetktit synon që nëpërmjet një qasje multidisipilinare të krijojë një mjedis fuqizues ekonomik, promovimin e mjediseve të punës gjithpërfshirësë dhe punësim të qëndrueshëm, duke përfshirë mbështetjen psikosociale dhe fuqizim ekonomik të komunitetit LGBTIQ+. Projekti është i fokusuar në tre outcomes kryesorë si më poshtë:
- Ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të rasteve që ofrojne fuqizim ekonomik për anëtarët e komunitetit LGBTIQ+;
- Vijueshmërinë e ofrimit të shërbimit të mbështetjes psikosociale dhe ekonomike për anëtarët e komunitetit LGBTIQ+ dhe grupeve të marxhinalizuara;
- Advokim me bizneset që promovojnë një mjedis pune gjithëpërfshirës dhe respektues të të drejtave të njeriut, me qëllim krijimin e një mjedisi pune të sigurt për anëtarët e komunitetit LGBTIQ+ dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara.
Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:
- Ofrimi i këshillimit psikologjik për përfituesit e “Qendra Streha”;
- Fuqizimi ekonomik dhe mjedisi i qëndrueshëm i punës për komunitetin LGBTIQ+;
- Krijimi i një videoje për rritjen e ndërgjegjësimit dhe shfaqjen e praktikave të mira në lidhje me përfitimet e miratimit të Kodit të Sjelljes së OKB-së për Bizneset.
Përgjegjësitë e Video Production Team
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Projektit, konsulenti do të jetë përgjegjës për sa vijon:
- Siguron cilësinë më të lartë të transmetimit të videografisë: minimale HD 1920×1080 ose më mirë;
- Ka aftësi redaktuese Final Cut Pro (ose softuer tjetër profesional të redaktimit, p.sh., Avid, Premiere, etj.);
- Të ketë njohuri për formate të ndryshme video dhe konvertime të skedarëve video;
- Të ketë njohuri për konvertimin e skedarëve video nga formate të shumta;
- Të ketë aftësi për publikimin e videove dhe transferimin e skedarëve në internet;
- Të ketë njohuri pune për publikimin në faqet e mediave sociale;
- Të ketë njohuri për ndriçimin për video;
- Të sigurohet që të gjitha kërkesat dhe udhëzimet nga “Qendra Streha” dhe GIZ Albania në lidhje me kërkesat e videografisë dhe montazhit të videove janë përmbushur;
- Sigurohet që të gjitha punët e kërkuara të videografisë/video-montazhit të jenë përfunduar në afatet e përcaktuara;
- Sigurohet që të përdoren formatet e sakta të videos siç kërkohet nga “Qendra Streha”;
- Sigurohet që videot e prodhuara për përdorim në mediat sociale të ndjekin specifikimet e kërkuara nga “Qendra Streha”;
- Puna me standardet më të larta të etikës profesionale dhe në përputhje me “Qendrën Streha” dhe Kodin e Sjelljes së OKB-së;
- Bashkëpunim me stafin e “Strehës”;
- Përgjegjës për përfundimin e afateve dhe për t’iu përgjigjur nevojave të “Strehës”;
- Shfaq ndjeshmërinë dhe përshtatshmërinë kulturore, gjinore, religjioze, kombësisë, moshës etj;
- Aftësi për të punuar në një mjedis multikulturor.
Përgjegjësitë e Qendrës Streha
- Të ofrojë hapësirën e nevojshme për xhirimet dhe transmetimin;
- Gjenerimi i idesë së filmimit dhe transmetimit;
- Referimi i përfituesve dhe ekspozimi i elementeve për produktin përfundimtar;
- Lehtësimi i procedurës së xhirimit dhe montazhit të ekipit të prodhimit të videos.
Kualifikimet
- Diplomë në Bachelor në komunikim mediatik, Gazetari, Shkenca Sociale, Humane, Dizajn Grafik, Software dhe çdo fushë tjetër përkatëse;
- Përvoja e lartë (pesë vjet ose më shumë) e punës me prodhimin e videove mund të konsiderohet në vend të diplomës akademike;
- Certifikata profesionale nga një shkollë filmi;
- Të paktën 3 vjet përvojë në prodhimin e produkteve video për mediat sociale, veçanërisht Youtube;
- Minimumi 2 vjet përvojë pune në prodhim video dhe editim FCP, ose softuer të tjerë profesional të montimit;
- Minimumi 2 vjet eksperiencë në xhirime profesionale;
- Përvojë në përdorimin e paketës softuerike të dizajnit grafik
Koha e zhvillimit të projektit: Nëntor 2023 – Korrik 2024
Dorëzimi i aplikimeve:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë në email dokumentat e mëposhtme:
- CV në gjuhën angleze;
- Letër interesi në gjuhën Anglezë;
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet ne adresën strehalgbt@gmail.com, brenda datës 29.03.2024.