Purchase your tickets now and attend our Charity Gala. Participate in our exciting art auction, enjoy the spectacular performances and creative programme, and prepare to dance your shoes off. Ticket sales benefit our critical work and services for the LGBTIQ+ community in Albania, and include a full dinner menu, drinks, and great opportunities for networking.
Please keep in mind that if you decide to pay by bank transfer, you need to add the Order Number generated by the website as a reference or detail about your transfer. As soon as the payment is received, someone from our staff will get in touch with you. Due to data collection, only one ticket can be bought per session. Please fill out the data separately if you wish to buy two, or more tickets. Get in touch with us if you wish to donate tickets to community members, buy support tickets, or for any other related questions.
–
Bashkohuni në një natë të veçantë plot surpriza. | Fillimi i pritjes: 19:30 | Kodi i veshjes: Formal (Festiv)
Blini biletën tuaj tani për të marr pjesë në mbrëmjen gala të bamirësisë. Bëhuni pjesë e ankandid të artit, shijoni performancat dhe programin artistik si dhe bëhuni gati për të kërcyer në një natë magjike. Të ardhurat nga shitja e biletave do të mbështesin shërbimet tona fuqizuese për të rinjtë dhe të rejat LGBTI+ në Shqipëri. Në çmimin e biletës është i përfshirë ushqimi dhe pijet.
Pasi të keni kryer blerjen e biletës, dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë për procedurat e mëtejshme. Nëse dëshironi të dhuroni një apo disa bileta për pjesëtarë të komunitetit, apo dëshironi të blini një biletë mbështetese në formë dhurimi, mos hezitoni të na kontaktoni.
Udhëzime:
Ju lutem ndiqni instruksionet e faqes për blerjen e biletës. Për të shkurtuar kohë në procesimin e porosisë suaj, do të rekomandonim që të paguani direkt me PayPal. Gjithashtu mund të zgjidhni të paguani me transfertë bankare në llogarinë tone në EURO pranë bankës BKT, ose me para në dorë në momentin e dorëzimit të biletës.
Nëse paguani me transfertë bankare, mos harroni të vendosni numrin e porosisë tuaj (Order Number) në përshkrimin e pagesës. Sapo pagesa juaj të konfirmohet, dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë.
Nëse paguani me para në dorë në momentin e dorëzimit, ju lutemi të bëni rezervimin përmes faqes web dhe dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë në lidhje me dërgesën e porosisë. Kini parasysh se për shkak të numrit të limituar të biletave, rezervimi juaj do ruhet për vetëm një javë, pas së cilës do t’ju duhet të rezervoni serish.
Për pyetje ose paqartësi, ju lutem na kontaktoni në info@strehacenter.org. Faleminderit për mbështetjen tuaj!