Thirrje për ekspertë – (Prodhim kënge dhe Menaxhim i Rrjeteve sociale)

“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBT të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.

Në saj të fushatës së saj ndërgjegjësuese “Changing Hearts – Changing Minds”, Streha hap thirrjen për dy (2) ekspertë respektivisht:

  • Ekspert/e për prodhimin e një kënge
  • Ekspert/e për menaxhimin e rrjeteve sociale

Ekspertët e përzgjedhur nga kjo thirrje do të bëjnë të mundur zhvillimin e fushatës ndërgjegjësuese me të gjithë elementët plotësues të saj si dhe ndjekjen e postimeve në rrjetet sociale në lidhje më këtë fushatë.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:
a) letër interesi
b) CV në gjuhën angleze  

Afati i dorëzimit të aplikimit është data 17 dhjetor 2021, në adresën strehalgbt@gmail.com

Për më shumë informacion, ju lutem referojuni termave të mëposhtëm të referencës.


Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Scroll to Top