Thirrje për ekspert/e për trajnim profesionistësh

Pozicioni: Ekspert në trajnimin e profesionisteve

Projekti: Improving the situation of LGBTI+ people in Albania.”.  

Periudha e kontratës:    03.11.2021 – 03.11.2022

Kohëzgjatja e punës:     9 ditë

Informacion i Përgjithshëm

“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBT të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.

Eksperti i përzgjedhur nga kjo thirrje do të bëjë të mundur hartimin e një moduli mbi komunitetin LGBTI+, fokusuar në situatën aktuale të fëmijëve dhe të rinjëve LGBTI+, sfidat e fëmijëve, familjarëve edhe profesionistëve që ofrojnë shërbime për fëmijët LGBTI+.

Përgjegjësitë e Ekspertit:   

  • Eksperti do të zhvillojë nje cikel takimesh me 20 profesionistë që ofrojnë shërbime te drejteperdrejta per komunitetin LGBT+, punonjës të bashkisë, qendrave sociale, perfaqesues nga zyra e avokatit te popullit, ne qytetet e Shkodës, Korcës dhe Fierit.
  • Do të trajtojë në takime informacione dhe termat kyç të lidhura me personat LBGTI+, të nevojshme në praktikën e punës me këtë grup
  • Do të trajnojë ofruesit e shërbimeve dhe do të lehtesojë aktivitetin pasues ne secalin nga qytetet, ku profesionistet do te mbajne takime me komunitetin e gjerë për cështjetet LGBT+

Të realizojë me cilësi gjithë sa më sipër dhe brenda kohëzgjatjes së aktiviteteve të projektit.

Përgjegjësitë e Qendrës “Streha”

Qendra “Streha” është përgjegjëse për të lehtësuar realizimin e trajnimeve, duke ofruar ndihmën për çdo mjet të nevojshëm për realizimin e tyre. Do të mbikqyrë punën e realizuar brenda kerkesave të caktuara për realizimin e punës.

Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme

  • Njohuri  rreth situatës së të drejtave të komunitetit LGBT+ në Shqipëri.
  • Përvojë pune me organizata lokale/ ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit  LGBTI+  ose ofrimin e shërbimeve .
  •  Përvojë e mëparshme profesionale në përgatitjen e materialeve/moduleve/ trajnimeve mbi komunitetin LGBTI+
  • Të jetë person i organizuar mirë, i aftë për ti dhënë përparësi detyrave.
  • Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune dhe kur punon nën presion.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikative.
  • Aftësi të mira bashkëpunuese për punë në grup.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze.

Pranimi i aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) letër interesi b) CV në gjuhën angleze  

Afati i dorëzimit të aplikimit është data 24 nentor 2021, në adresën strehalgbt@gmail.com

Përzgjedhja e ekspertit

Përzgjedhja e ekspertit do të realizohet në sajë të përputhshmërisë së aplikimit me kërkesat që përmbajnë Termat e Referencës.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Scroll to Top