PËRSHKRIM PUNE
Administrator Finance
Pozicioni: Administrator finance
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë
Informacion i Përgjithshëm
“Streha” është një organizatë e cila mbështet të rinjtë LGBTI të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.
Qendra “Streha” po kërkon të punësojë një Administrator Finance të përkushtuar, i cili ka njohuri të thella në fushën e financave dhe kontabilitetit, dhe është i aftë të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e një administratori financiar. Ju inkurajojmë të aplikoni nëse keni kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:
Detyrat e Administratorit të Financës
Të përbledhura Detyrat:
- Përgatitje, mbikqyrje dhe raportim i buxhetit vjetor të organizatës.
- Përpilim dhe monitorim i raporteve financiare periodike për të siguruar qëndrueshmëri dhe transparencë financiare.
- Kontroll dhe vlerësim i kostos dhe performancës së projekteve të financuara.
- Monitorim dhe implementim i procedurave financiare të përshtatshme dhe sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret dhe politikat e organizatës dhe partnerëve financiarë.
- Përgatitje e dokumentacionit për auditime dhe bashkëpunim me ekspertë të jashtëm gjatë procesit të auditimit.
- Përgatitje dhe paraqitje e raporteve financiare për bordin drejtues dhe donatorët.
- Menaxhimi i arkës dhe llogarisë bankare, duke mbajtur kontrollin e transaksioneve financiare.
- Komunikimi efektiv me palët e interesuara, duke përfshirë partnerët, donatorët dhe institucionet financiare.
- Analiza financiare për të identifikuar trendet, risqet dhe mundësitë financiare për organizatën dhe ofrimi i rekomandimeve për përmirësim.
- Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme/Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Pjekuri profesionale dhe eksperiencë pune të paktën 2 vite në financë, kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e buxhetit dhe monitorimin e performancës financiare.
- Njohuri solide të rregullatoreve financiare dhe ligjeve relevante.
- Aftësi të shkëlqyera në përpilimin dhe analizën e raporteve financiare.
- Njohuri të mira të softuerëve të kontabilitetit dhe financës, përfshirë MS Excel dhe sisteme të tjera të menaxhimit financiar.
- Aftësi të larta analitike dhe problem zgjidhëse.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në një ekip.
- Pranimi i aplikimit
- Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) letër interesi b) CV c) letër referimi nga punëdhënes të mëparshëm
- Afati i dorëzimit të aplikimit është data 20 Korrik 2023, në adresën strehalgbt@gmail.com
- Përzgjedhja e Administratorit të Financës do të realizohet në sajë të përputhshmërisë së aplikimit me kërkesat që përmbajnë Termat e Referencës.
- Ne vlerësojmë diversitetin dhe përfshirjen dhe inkurajojmë të gjithë njerëzit e kualifikuar që të aplikojnë pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor, etnia dhe feja.