Takim në Mat me ofrues shërbimesh dhe psikologë shkollash

Përfaqësues dhe ekspert të Qendrës Streha mbajtën një takim me anëtarë të stafit të shërbimeve sociale në Bashkinë Mat dhe me psikolog shkollash.

Në qendër të këtij takimi ishte rritja e aksesit të personave LGBTI+ në shërbimet sociale të Bashkisë apo shërbimet psiko-sociale të shkollës.

Në takim u diskutua sesi këto shërbime mund  të bëheshin më vizibël për anëtarët e komunitetit dhe si roli i profesionistëve të tillë si punonjësit social apo psikologët është themelor në promovimin e të drejtave të patjetërsueshme të personave LGBTI+.

Ky takim u zhvillua në kuadër të zbatimit nga Qendra Streha, të projektit “’Fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve në mbrojtjen e personave LGBTI+ nga dhuna dhe diskriminimi’’, me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. 

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Scroll to Top