Udhëzues në praktikën me fëmijë dhe të rinj lezbike, gej, biseksualë/e dhe transgjinorë (LGBTI+)

The German Embassy in Tirana supports Streha

With direct assistance from Germany, the Albanian organization Shelter will monitor and evaluate on the following months the situation of LGBTI+ people across the country and draft a manual on the “Minimum Standards of Residential Services for LGBTI+”, which would help many other organizations in the future, with their approach on offering services to members of the community.

Other measures under this project will include support for mediation with the families of individuals in need of shelter, vocational training and mobile services accessible for LGBTI people throughout the country.

The German Ambassador Mr. Peter Zingraf and a representative from the “Shelter” signed a few days ago, on the premises of the German Embassy in Tirana, the agreement on the implementation of the new project, which will help many LGBTI+ individuals in Albania and contribute to creating a more empowered community through easing their integration into society.

Studimi i plotë mbi perceptimet mbi integrimin në BE dhe zbatimin e ligjeve mbi të drejtat e njeriut

Në vijim studimi i plotë mbi “Perceptime mbi integrimin në BE dhe zbatimin e kuadrit ligjor për të drejtat e njeriut”.

Ky studim u bë i mundur falë projektit “Unë Zgjedh Bashkimin Evropian”, i financuar nga Ministria e Financave (CFCU) dhe implementuar nga Pro-LGBT dhe Streha.

Perceptions of marginalized communities on EU integration

As part of the I Choose EU project, a study was conducted on the perceptions of Albanian citizens on EU integration and the implementation of human rights laws.

The study was conducted by Dr. Elda Zotaj and M.Sc. Gentiola Madhi and the Shelter Center as part of a project focused on protecting the values ​​of democracy through European integration.

This study aims to provide an overview of the perceptions of young people in general and of vulnerable and marginalized groups in particular, on the process of Albania’s integration into the European Union, and how they see the level of implementation of the applicable legal framework on respect for human rights.

In this study, a total of 423 questionnaires were conducted in Tirana, Durres, Shkodra, Gjirokastra, and Korça, through direct interviews (301), online surveys (122) and 10 semi-structured interviews with representatives of civil society organizations and activists human rights and representatives of public institutions.

Divided into two samples, one conducted during field meetings and workshops and the other sample online, the overall evaluation of both samples gives us insights into the knowledge these individuals have about the country’s EU and EU integration processes and their rights. or the enforceability of laws that protect these rights in our country.

Concerning the protection of human rights, the majority of respondents think that there is still work to be done in respecting their rights.

The survey notes that trust in institutions is still weak and that cases of discrimination are still not reported en masse, despite institutions’ efforts to be more sensitive and responsive to cases of discrimination.

Another worrying fact is the evidence that marginalized communities in the country have to leave and emigrate out of Albania, and their greater extent to irregular forms of immigration.

Of the 301 respondents in the field, 81.1% (248) stated that they thought to leave the country, while 3.6% of them have not yet considered such a possibility. Of the group of people who want to leave, 74.1% of them see illegal immigration as the best option and the main reason for emigration is economic reasons.

The full study will be published in the upcoming weeks as a product of a 1-year work carried out by the Shelter Center and Pro-LGBT, part of the I Choose EU project, funded by the European Union Delegation in Tirana and implemented by the Ministry of Finance and Economy (CFCU Albania).

Takim në Mat me ofrues shërbimesh dhe psikologë shkollash

Përfaqësues dhe ekspert të Qendrës Streha mbajtën një takim me anëtarë të stafit të shërbimeve sociale në Bashkinë Mat dhe me psikolog shkollash.

Në qendër të këtij takimi ishte rritja e aksesit të personave LGBTI+ në shërbimet sociale të Bashkisë apo shërbimet psiko-sociale të shkollës.

Në takim u diskutua sesi këto shërbime mund  të bëheshin më vizibël për anëtarët e komunitetit dhe si roli i profesionistëve të tillë si punonjësit social apo psikologët është themelor në promovimin e të drejtave të patjetërsueshme të personave LGBTI+.

Ky takim u zhvillua në kuadër të zbatimit nga Qendra Streha, të projektit “’Fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve në mbrojtjen e personave LGBTI+ nga dhuna dhe diskriminimi’’, me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. 

Mbrojtja e vlerave të demokracisë përmes integrimit europian

Në kuadër të projektit “I Choose EU”, u zhvillua eventi përmbyllës, ku u prezantuan disa nga gjetjet më kryesore nga organizata PRO LGBT dhe Qendra “Streha”, me fokus qendror në promovimin e të drejtave të njeriut dhe procesin integrues në BE.

Qëllimi i këtij projekti ka të bëjë me mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave të të drejtave të njeriut, përmes rritjes së njohurive mbi impaktin që procesi i integrimit evropian pritet të ketë në shoqërinë shqiptare. Projekti gjithashtu erdhi në ndihmë të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për fuqizimin, zgjerimin dhe diversifikimin e angazhimit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian, me fokus të veçantë në çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Sidita Zaja, drejtuese e organizatës PRO LGBT përmendi ecurinë e këtij projekti, aktivitetet dhe fuqizimin e platformës mediatike online Historia Ime me shkrime e studime në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, si dhe ndjekjen e hapave të procesit të integrimit.

Elvis Popaj, drejtues i Qendrës “Streha” përmendi punën e kryer sa i përket shërbimeve që ofrohen dhe ecurinë e takimeve në rrethe, duke evidentuar situatën me respektimin e ulët  të të drejtave të njeriut, po aq sa edhe vuri në pah diskriminimin e komunitetit LGBTI dhe vështirësi të tjera me të cilat hasen në përditshmëri grupet e margjinalizuara.

Elda Zotaj, kërkuese dhe kontribuese në studimin e thelluar “Perceptimi mbi aplikimin e ligjeve aktuale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut,” shpjegoi në mënyrë të detajtuar disa nga sfidat dhe ecurinë e të drejtave të njeriut në Shqipëri lidhur me procesin integrues të vendit tonë në Europë. Po ashtu, ajo u ndal gjerësisht edhe në zbatueshmërinë dhe efikasitetin institucional të implementimit të politikave që lehtësojnë ndërveprimin individ-qeverisje. Ndër të tjera, u theksua situata e rënduar e të rinjve që kanë dëshirë të largohen sa më parë nga Shqipëria në një shifër që e kalon 81%-shin, ndërsa një shifër jo më e lartë se 2% e të anketuarve, u shprehen se ende nuk e kanë vendosur.

Në këtë aktivitet pati pjesëmarrës nga institucionet vendore dhe shoqëria civile, po ashtu edhe të rinj nga rrethet, një pjesë e të cilëve ishin angazhuar në konkurset e shpallura nga Historia Ime në kuadër të projektit “I choose EU”, në kategorinë e esesë dhe podcastit, ku fituesve iu shpërdanë edhe çmimet përkatëse.

Projekti u realizua nga PRO LGBT dhe Qendra Streha, në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’, i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë CFCU Albania.

Thirrje për Kujdestar

Pozicioni: Kujdestar/e Social/e/ Menaxher Rasti

Aplikimet pranohen deri më: 14 janar 2020 në adresën: strehalgbt@gmail.com

Qendra Streha kërkon të punësojë një kujdestar/e social/ menaxher rasti për shërbimin rezidencial që funksionon 24 orë përgjatë 7 ditëve të javës në ndihmë të personave LGBT+ në Shqipëri.

Detyrat e Kujdestarit

● Monitorimin e aktiviteteve lidhur me aftësimin për jetën të përfituesve.

● Menaxhimin e rastit sipas planit të miratuar nga ekipi multi-disiplinar.

● Mbajtja dhe plotësimi i protokollit gjatë orarit përkatës të punës, duke pasqyruar aktivitetet.

● Pjesëmarrja gjatë realizimit të aktiviteteve social-kulturore së bashku me përfituesit.

● Informimi i përfituesve mbi shkeljen e rregullores dhe referimin në ekipin multi-disiplinar.

● Raportimi/referimi i realizimit të aktiviteteve të planit të ndihmës së përkujdesit ndaj përfituesit.

● Pjesëmarrje në ekipin multidisiplinar në varësi të rastit.

Kushte për të interesuarit

● Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë në degët Punë Sociale ose Psikologji (preferohen personat që kanë mbaruar master në këto degë).

● Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri kompjuterike.

● Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup.

● Të ketë njohuri rreth problematikës me të cilën përballet komuniteti LGBT në Shqipëri.

● Preferohet të ketë përvojë pune të paktën 2 vjet me grupe të marxhinalizuara.

● Të jetë i/e gatshëm të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave.

● Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit duhet të dërgojnë:

– CV

– Letër Motivimi ne Anglisht

Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 14 janar 2020, në adresën e e-mailit strehalgbt@gmail.com

Vetëm të interesuarit që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.

Thirrje për Oficer Finance

Pozicioni: Oficer Finance

Aplikimet pranohen deri më: 14 janar 2020 në adresën: strehalgbt@gmail.com

Qendra Streha kërkon të punësojë një oficere finance për shërbimin rezidencial që funksionon 24 orë përgjatë 7 ditëve të javës në ndihmë të personave LGBT+ në Shqipëri.

Detyrat e Financieres

● Financierja do jetë përgjegjëse në kryerjen e detyrave të saj duke respektuar gjithmonë afatet kohore.

● Do hartojë raportet financiare në përputhje me kërkesat e donatorëve specifik.

● Oficerja e Financës do jetë përgjegjëse për kryerjen e operacioneve dhe procedurave financiare në përputhje me manualin financiar të Qendrës Streha.

● Oficerja e financës do jetë përgjegjëse për ekzekutimin e pagesave dhe plotësimin me dokumenta mbështetëse në përputhje me manualin financiar të Qendrës Streha dhe kërkesave të donatorëve.

● Oficerja e Financës do hartojë buxhetet e projekt propozimeve të ndryshme në përputhje me nevojat e Strehës.

Kushtet për të interesuarit

● Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë në degën Financë (preferohen personat që kanë mesatare mbi 8.5).

● Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri kompjuterike.

● Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.

● Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup.

● Të ketë njohuri rreth problematikës me të cilën përballet komuniteti LGBT në Shqipëri.

● Të jetë i/e gatshëm të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave.

● Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit duhet të dërgojnë:

– CV ne Shqip ose Anglisht

– Letër Motivimi ne Anglisht

Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 14 janar 2020, në adresën e e-mailit strehalgbt@gmail.com

Vetëm të interesuarit që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.