Bëhu pjesë e Awesome Activist!

Streha Team po të kërkon ty për tu bërë pjesë e Awesome Activist!

Streha Team ju fton të merrni pjesë ne programin e vullnetarëve Awesome Activist (adoleshentë dhe studentë nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe jo vetëm) për të qenë pjesmarrës aktiv në angazhimet e qendrës Streha.

Vullnetarët do të përfshihen në trajnime dhe sesione inforumuese mbi komunitetin LGBT+, ku do te trajnohen me shprehitë përkatëse për të njohur më nga afër problematikat dhe sfidat që hasin sot të rinjtë pjesë e komunitetit LGBT+. Të rinjtë vullnetarë do të angazhohen në punën direkte me komunitetin, shkrimin e aktiviteteve, ruajtjen e kontaktit me partnerët pasqyrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të aktiviteteve dhe do të informohen mbi aktivizmin me bazë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Dokumentacioni i pranimit:
Të rinjtë që kanë dëshirë të jenë pjesë e “Awesome Activist” duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Një kopje të CV;
  • Një letër të shkurtër motivimi për tu bërë pjesë e “Awesome Activist”

Aftati i aplikimit:
Jemi vazhdimisht në kërkim të vullnetarëve.

Vullnetarët duhet të nisin një email, me subjekt “Aplimim për Awesome Activist pranë STREHA Team”, në adresën e emailit: info@strehacenter.org.

Paçi fat,
Streha

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Scroll to Top