THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM 3-DITOR

Thirrje për pjesëmarrje në Trajnim 3 – ditor: “Krijimi i Hapësirave Gjithëpërfshirëse”
📍 Durrës, Shqipëri
📅 19 – 21 Janar 2026

Qendra Streha organizon një trajnim 3-ditor për profesionistë që punojnë me të rinjtë dhe komunitetet e margjinalizuara, me fokus krijimin dhe zhvillimin e hapësirave të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj diversitetit.
Trajnimi trajton përfshirjen sociale të të rinjve që vijnë nga grupe të ndryshme të margjinalizuara dhe që përballen me forma të ndryshme diskriminimi, duke synuar forcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe organizatave për të garantuar pjesëmarrjen dhe përfshirjen e të gjithë të rinjve, pavarësisht identitetit gjinor, orientimit seksual, etnisë, barrierave sociale apo karakteristikave të tjera.

Kush mund të aplikojë?
✔ Përfaqësues të pushtetit vendor
✔ Aktivistë të shoqërisë civile
✔ Përfaqësues të OJF-ve
📍 Që veprojnë në: Korçë, Pogradec, Lezhë, Lushnje

Kostot e trajnimit, akomodimit dhe udhëtimit mbulohen nga organizatorët.
Afati i fundit për aplikim: 28 Dhjetor 2025
📩 Për të aplikuar, plotësoni formularin e aplikimit më poshtë: Formë Aplikimi -Trajnim 3 ditor: Krijimi i Hapsirave Gjithëpërfshirëse

Bashkohu për të ndërtuar hapësira më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për të rinjtë!

Ky trajnim organizohet nga Qendra Streha në kuadër të projektit “Creating Spaces, Transforming Lives”, të mbështetur nga Canadian Fund for Local Initiatives.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Scroll to Top