Pozicioni: Punonjës/e rastesh (Caseworker)
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë
Informacion i Përgjithshëm
“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBTI të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.
Qendra “Streha” kërkon të punësojë 2 (dy) Punonjës/e Rastesh për shërbimin rezidencial që është i hapur 24 orë në mbështetje të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri.
Përgjegjësitë: e Punonjësit/es së Rasteve:
- Ofron shërbime në bazë të “Standardeteve minimale për personat LGBTI+ në Shqipëri”.
- Ofron ndihmë të menjëhershme për nevojat bazë të rasteve dhe mbështetje psikosociale.
- Përgjigjet dhe trajton emergjencat në shërbim duke ndjekur Protokollet e Sigurisë.
- Ofron lidhjen e rasteve me shërbime mbështetëse si dhe ofron informacion për burimet e shërbimeve mbështetëse .
- Punon drejtëpërdrejtë me rastin duke inkurajuar fuqizimin dhe jetesën e pavarur.
- Informon në mënyrë të detajuar mbi Rregulloren e Shërbimit dhe monitoron rastet e shelterit mbi ndjekjen esaj.
- Komunikon në mënyrë efektive me rastet dhe stafin.
- Mban shënime të përditësuara të ndërveprimeve të ndodhura gjatë turnit ,ruan të dhënat përkatëse dhe përgatit raporte për stafin menaxherial.
- Siguron plotësimin e dokumentacioneve të brendshme të Qendres Streha dhe raporton për këto të dhëna.
Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme:
- Njohuri rreth situatës së të drejtave të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri.
- Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë (Evidencë të paktën e diplomës Bachelor, preferohen personat që kanë studiuar në Fakultetet e Shkencave Sociale, në degët Punë Sociale ose Psikologji).
- Të jetë person i organizuar mirë, i aftë për ti dhënë përparësi detyrave.
- Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune dhe kur punon nën presion.
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikative.
- Aftësi të mira bashkëpunuese për punë në grup.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe njohuri kompjuterike.
- Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
- Të jetë i/e gatshëm të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave.
Procesi i aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) letër interesi b) CV c) letër referimi nga punëdhënës të mëparshëm
Afati i dorëzimit të aplikimit është data 25.08.2024, në adresën info@strehacenter.org
Përzgjedhja e punonjësit/es së rasteve
Përzgjedhja e punonjësit/es do të realizohet në sajë të përputhshmërisë së aplikimit me kërkesat që përmbajnë Termat e Referencës.
Ne vlerësojmë diversitetin dhe përfshirjen dhe inkurajojmë të gjithë njerëzit e kualifikuar që të aplikojnë pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor, etnia dhe feja. Ne inkurajojmë fuqimisht komunitetin LGBTQ të aplikojë.