MANUAL

Qendra “Streha” është një organizatë jofitimprurëse, e cila prej më shumë se një dekade ofron shërbime direkte për anëtarët e komunitetit LGBTI+ në Shqipëri dhe rajonin shqipfolës. Nëpërmjet shërbimit rezidencial dhe mbështetjes në distancë, Streha ka operuar me fokus në menaxhimin e rasteve individuale, një praktikë e ndjekur që nga themelimi i saj. Gjatë kësaj periudhe, përvoja në terren ka treguar se përtej mbështetjes direkte për përfituesit, është e domosdoshme të forcohen kapacitetet e institucioneve dhe profesionistëve që ofrojnë shërbime në nivel lokal. Nevojat e personave LGBTI+, veçanërisht të rinjve që përballen me përjashtim social, kërkojnë një qasje më të koordinuar dhe më të strukturuar ndërinstitucionale. Në këtë kuadër, lindi nevoja për të sistematizuar përvojën e akumuluar ndër vite dhe për ta kthyer atë në një instrument praktik për profesionistët e fushës. Ky manual synon të shërbejë si një udhëzues pune për ofruesit e shërbimeve sociale, duke promovuar një qasje të bazuar në profesionalizëm, përfshirje dhe mosdiskriminim.

Ky manual është krijuar për:
▪️ ofruesit e shërbimeve sociale
▪️ institucionet lokale
▪️ profesionistët që punojnë me komunitete dhe grupe të margjinalizuara
Në të ofrohen parime, koncepte dhe praktika konkrete për të ndërtuar shërbime ku çdo person mund të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përfshirë.
Manuali është i hapur për t’u përdorur nga të gjithë ofruesit e shërbimeve që duan të reflektojnë mbi praktikat e tyre dhe të ndërtojnë hapësira më gjithëpërfshirëse dhe afirmuese. Falenderojmë të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj fushate për mbështetjen, reflektimet dhe hapësirën që kemi ndërtuar së bashku për këtë bisedë. Shkarkoni si më poshtë:

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Scroll to Top