Thirrje për menaxher/e rastesh-Afati i aplikimit 30 Prill 2023.

Pozicioni: Menaxher/e rastesh

Lloji i punës:Punë me kohë të plotë

Informacion i Përgjithshëm

“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBTI të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.


Qendra “Streha” kërkon të punësojë një Menaxher/e Rastesh për shërbimin rezidencial që  është i hapur 24 orë në mbështetje të komunitetit LGBTI+ nëShqipëri.

Detyrat e Menaxherit/es së Rasteve

  • Monitorimin e aktiviteteve lidhur me aftësimin për jetën të përfituesve.
  • Menaxhimin e rastit sipas planit të miratuar nga ekipi multi-disiplinar.
  • Mbajtja dhe plotësimi i protokollit gjatë orarit përkatës të punës, duke pasqyruar aktivitetet.
  • Pjesëmarrja gjatë realizimit të aktiviteteve social-kulturore së bashku me përfituesit.

Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme

  • Njohuri  rreth situatës së të drejtave të komunitetit LGBT+ nëShqipëri.
  • Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë (Evidencë të paktën e diplomës Bachelor, preferohen personat që kanë studiuar në Fakultetet e Shkencave Sociale, në degët Punë Sociale ose Psikologji).
  • Të jetë person i organizuar mirë, i aftë për ti dhënë përparësi detyrave.
  • Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune dhe kur punon nën presion.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikative.
  • Aftësi të mira bashkëpunuese për punë në grup.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe njohuri kompjuterike.
  • Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë. 
  • Të jetë i/e gatshëm të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave.

Pranimi i aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) letër interesi b) CV c) letër referimi nga punëdhënes të mëparshëm

Afati i dorëzimit të aplikimit është data 30 Prill 2023, në adresën strehalgbt@gmail.com

Përzgjedhja e menaxherit/es së rasteve

Përzgjedhja e menaxherit/es do të realizohet në sajë të përputhshmërisë së aplikimit me kërkesat që përmbajnë Termat e Referencës.

Ne vlerësojmë diversitetin dhe përfshirjen dhe inkurajojmë të gjithë njerëzit e kualifikuar që të aplikojnë pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor, etnia dhe feja.Ne inkurajojmë fuqimisht komunitetin LGBTQ të aplikojë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s