Pozicioni: Menaxher/e shërbimi
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë
Informacion i Përgjithshëm
“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBTI të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.
Qendra “Streha” kërkon të punësojë një Menaxher/e Shërbimi për qendrën rezidenciale që është e hapur 24 orë në mbështetje të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri.
Detyrat e Menaxherit/es së Shërbimit
- Monitoron ecurinë e shërbimit rezidencial.
- Monitoron ecurinë e menaxhimit të rastit nga ekipi multi-disiplinar.
- Monitoron mbajtjen dhe plotësimin e protokollit gjatë orarit përkatës të punës nga ekipi multidisiplinar.
- Përshtat planet dhe prioritetet e Qendra “Streha” për të adresuar sfidat e komunitetit LGBTIQ dhe ato operacionale të shërbimit.
- Ndërmjetëson situatat problemore dhe ofron udhëzime për anëtarët e ekipit multidisiplinar.
- Përgjegjës për koordinimin e veprimtarisë së qendrës.
Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme
- Njohuri rreth situatës së të drejtave të komunitetit LGBT+ në Shqipëri.
- Përvojë pune me organizata lokale/ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut ose ofrimin e shërbimeve.
- Të jetë person i organizuar mirë, i aftë për ti dhënë përparësi detyrave.
- Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune dhe kur punon nën presion.
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikative.
- Aftësi të mira në vendimarrje.
- Aftësi të menaxhimit empatik të dinamikave në grup.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe njohuri kompjuterike.
- Njohje e mirë e implementimit të projekteve.
- Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
- Të jetë i/e gatshëm të jetë prezent edhe në raste emergjence në shërbim si edhe të jetë fleksibël në orare.
Pranimi i aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) letër interesi b) CV c) letër referimi nga punëdhës të mëprashëm
Afati i dorëzimit të aplikimit është data 10 Prill 2023, në adresën strehalgbt@gmail.com
Përzgjedhja e menaxherit/es të shërbimit
Përzgjedhja e menaxherit/es do të realizohet në sajë të përputhshmërisë së aplikimit me kërkesat që përmbajnë Termat e Referencës.
Ne vlerësojmë diversitetin dhe përfshirjen dhe inkurajojmë të gjithë njerëzit e kualifikuar që të aplikojnë pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor, etnia dhe feja. Ne inkurajojmë fuqimisht komunitetin LGBTQ+ të aplikojë.