Thirrje për aplikim
Pozicioni: Ekspert në draftimin e një moduli trajnues për punonjësit socialë
Projekti: ”Strengthening professionals’ capacities of professionals in remote areas to protect LGBTI+ people from violence and discrimination”
Periudha e kontratës: 21.11.2022 – 16.01.2023
Kohëzgjatja e punës: 15 ditë pune
Informacion i Përgjithshëm
“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBTI të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.
Eksperti do të hartojë një modul të plotë trajnimi për punonjësit socialë, me informacionin e nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve socialë në çështjet LGBTI dhe mekanizmat që ata mund të përdorin për të ofruar shërbime afirmative për këtë komunitet.
Përgjegjësitë e Ekspertit:
1. Hartimi i një moduli trajnimi të akredituar për punonjësit socialë mbi ofrimin e shërbimeve afirmative për grupet vulnerabël, me fokus të veçantë te personat LGBTI.
2. Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë në çështjet LGBTI dhe mekanizmave që ata mund të përdorin për të ofruar shërbime afirmative për këtë komunitet.
3. Të realizojë me cilësi gjithë sa më sipër dhe brenda kohëzgjatjes së aktiviteteve të projektit.
Përgjegjësitë e Qendrës “Streha”:
Qendra “Streha” është përgjegjëse për të lehtësuar realizimin e modulit, duke ofruar ndihmën për çdo mjet dhe informacion të nevojshëm për realizimin e tij. Do të mbikqyrë punën e realizuar brenda kerkesave të caktuara për realizimin e punës.
Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme
- Njohuri rreth situatës së të drejtave të komunitetit LGBT+ në Shqipëri.
- Përvojë pune me organizata lokale/ ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTI+ ose ofrimin e shërbimeve.
- Përvojë e mëparshme profesionale në përgatitjen e materialeve/moduleve/ trajnimeve mbi komunitetin LGBTI+
- Të jetë person i organizuar mirë, i aftë për ti dhënë përparësi detyrave.
- Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune dhe kur punon nën presion.
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikative.
- Aftësi të mira bashkëpunuese për punë në grup.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
Pranimi i aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) letër interesi b) CV në gjuhën angleze. Afati i dorëzimit të aplikimit është data 18 Nëntor 2022, në adresën strehalgbt@gmail.com
Përzgjedhja e ekspertit
Përzgjedhja e ekspertit do të realizohet në sajë të përputhshmërisë së aplikimit me kërkesat që përmbajnë Termat e Referencës.

Me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë