Rikthehet mbrëmja Gala e Strehës

Pas dy viteve mungesë për shkak të pandemisë, rikthehet mbrëmja gala e Strehës, ku mbështetës së komunitetit LGBTI+, aktivistë dhe aleatë të kauzës sonë, bëhen bashkë për të ngritur fonde dhe për të mbështetur punën dhe misionin e qendrës sonë.

Streha do të mbajë Galanë e 6-të më datë 31 Maj 2022 në ‘Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Streha organizon këtë mbrëmje për të mundësuar vijimin e punës së saj kuptimplotë në mbështetjen e të rinjve LGBTI+, që janë të ekspozuar ndaj të dhunës dhe diskriminimit.

Streha është i vetmi shërbim rezidencial në Shqipëri për individët LGBTI+, të cilët vuajnë nga abuzimi fizik dhe emocional, dëbimi nga shtëpia, diskriminimi dhe trajtimi i padrejtë si pasojë e orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor.

Fal galasë dhe mbështetjes së të gjithë aleatëve tanë, Streha siguron shërbime thelbësore duke ofruar strehim, kujdes shëndetësor, këshillim psikologjik, asistencë ligjore, trajnime profesionale, zhvillim të aftësive jetësore, ndërmjetësim për punësim dhe i drejton të rinjtë LGBTI+ drejt një të ardhmeje të sigurtë e të qëndrueshme.

Galaja e vitit 2019, mirëpriti mbi 150 pjesëmarrës; përfaqësues të trupave diplomatike, anëtarë të Parlamentit, donatorë, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare dhe biznese lokale.

Galaja ndihmon jo vetëm për të mbledhur fonde për vijimin e punës së Strehës, por gjithashtu bën të mundur që aktivistë LGBTI+, anëtarë të komunitetit, si dhe përfitues të Strehës të ndjejnë mbështetjen e madhe nga një grup kaq i gjerë njerëzish dhe institucionesh, pavarësisht homofobisë dhe transfobisë përherë të pranishme në shoqërinë shqiptare.

Prania juaj në këtë event është thelbësore për vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve të ‘’Strehës’’. Ju lutemi shënojeni këtë datë në kalendarin tuaj.

Jemi shumë të gëzuar që këtë vit, mbrëmjen gala do e sjellim dhe në një format online, të cilin mund ta ndiqni nga kudo që ju ndodheni. Ofroni mbështetjen tuaj për komunitetin LGBTI+.

Streha dhe përfituesit tanë ju janë gjithnjë mirënjohës!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s