Thirrje për menaxher/e rasti – Afati i aplikimit: 20 Shkurt

Qendra Streha po kërkon një punonjës/e për pozicionin e Menaxher/e Rasti.

Në vijim dokumenti i plotë me kërkesat dhe detyrimet për aplikantët e interesuar.

Aplikimet pranohen deri më:  20.02.2022  në adresën:  strehalgbt@gmail.com.


Qendra Streha kërkon të punësojë një Menaxher/e Rastesh për shërbimin rezidencial që  është i hapur 24 orë në mbështetje të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri.

Detyrat e Menaxherit/es së Rasteve

  • Monitorimin e aktiviteteve lidhur me aftësimin për jetën të përfituesve.
  • Menaxhimin e rastit sipas planit të miratuar nga ekipi multi-disiplinar.
  • Mbajtja dhe plotësimi i protokollit gjatë orarit përkatës të punës, duke pasqyruar aktivitetet.
  • Pjesëmarrja gjatë realizimit të aktiviteteve social-kulturore së bashku me përfituesit.
  • Raportimi/referimi i realizimit të aktiviteteve të planit të ndihmës së përkujdesit ndaj përfituesit.
  • Pjesëmarrje në ekipin multidisiplinar në varësi të rastit.

Kushte për të interesuarit

  • Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë (Evidencë të paktën e diplomës Bachelor, preferohen personat që kanë studiuar në Fakultetet e Shkencave Sociale, në degët Punë Sociale ose Psikologji).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri kompjuterike.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup.
  • Të ketë njohuri rreth vështirësive me të cilat përballet komuniteti LGBT.
  • Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune me komunitetin LGBT.
  • Të jetë i/e gatshëm të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave.
  • Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë. 

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën strehalgbt@gmail.com:

– Një CV

– Letër Motivimi 

– Një Letër Referimi nga punëdhënës të mëparshëm

Streha mirëpret aplikimet tuaja!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s