“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBT të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.
Në saj të fushatës së saj ndërgjegjësuese “Changing Hearts – Changing Minds”, Streha hap thirrjen për dy (2) ekspertë respektivisht:
- Ekspert/e për prodhimin e një kënge
- Ekspert/e për menaxhimin e rrjeteve sociale
Ekspertët e përzgjedhur nga kjo thirrje do të bëjnë të mundur zhvillimin e fushatës ndërgjegjësuese me të gjithë elementët plotësues të saj si dhe ndjekjen e postimeve në rrjetet sociale në lidhje më këtë fushatë.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:
a) letër interesi
b) CV në gjuhën angleze
Afati i dorëzimit të aplikimit është data 17 dhjetor 2021, në adresën strehalgbt@gmail.com
Për më shumë informacion, ju lutem referojuni termave të mëposhtëm të referencës.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).