Një mundësi e re në Tiranë

Është fillimi i sezonit dimëror dhe ashtu si bien gjethet e shkëputura nga pemët, kanë nisur të bien prej kohësh forcat e mia në përballimin e kësaj situatë kaq të lodhshme dhe konsumuese.

Pikërisht atëhere kur ndihesha me e dorëzuar se kurrë, rastisi që një mikja ime të më flasë për Strehën, organizatë që mbështet dhe jep shërbime për komunitetin LGBTI+. Unë se dija që ekzistonin të tilla shërbime dhe mundësi. Isha një vajzëe transgjinore e mbetur në mes të katër rrugëve dhe nuk kisha asnjë vend ku të mund të drejtohesha. I kisha humbur të gjitha shpresat dhe gjendja ime psikologjike ishte rënduar prej kohësh.

Vendosa më në fund të kontaktoj në numrin që shfaqej në faqen e tyre online. Isha e mbushur me ndrojtje e frikë sepse ndoshta as ky vend nuk do të ishte i sigurtë për mua.

Telefonova dhe nga ana tjetër e telefonit  mu përgjigj një zë i ngrohtë. Nga aq sa komunikova me te, me mbushi zemrën me shpresë. Ndjesi që e kisha harruar që ekzistonte tek unë. Mu duk çdo gjë thuajse e pamundur, por tani ndoshta vërtet do të kishte një shpresë edhe për mua. Ndoshta nuk do të vazhdoja të isha vetëm.

Pasi vendosëm një ditë takimi, arrita të njihem nga afër me dy vajza të stafit. Ishin kaq pozitive. Ato me shpjeguan me detaje shërbimet që unë mund të përfitoja në Strehë dhe mbështetjen që ofrohej prej tyre dhe jashtë, për rastet në distancë. Kuptova që vërtet kishte dritë në fund të tunelit.

Me shpresat e reja dhe hovin që u zgjua sërish brenda meje, u bëra pjesë e komunitetit që merrnin mbështetje në Strehë. Nga aty fillova një sërë procesesh ndihmuese për mua.

Fal mbështetjes së Bashkisë Tiranë munda të filloj një kurs në gjuhën italiane në qendrën e kurseve të Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional. Në Strehe merrja të gjithë ngrohtësinë e familjes që më mungonte prej muajsh tashmë. Ndiqja rregullisht seancat me psikologen Strehës dhe dalëngadalë shikoja veten teksa çlirohesha dhe se si zbehej dita ditës ankthi që kisha përjetuar më parë. Merrja shërbimet shëndetësore tek poliklinika e lagjes, bëra analizat dhe u mjekova për disa shqetësime të miat.

Së fundmi me anë të ndërmjetësimit të stafit të organizatës, mu ofrua mundësia të filloja një punë si operatore telefonike. Jeta më në fund është më e lehtë për mua. Nisa të socializohem me njerëzit dhe duket sikur dhe ato kanë një qasje më të mirë ndaj meje.

Ndihem më e fortë dhe gati të përballoj sfidat e jetës. I jam shumë mirënjohëse Bashkisë së Tiranës që me mbështetjen e dhënë ndaj Strehës, mbështet dhe të drejtat e komunitetit LGBTI+, duke i dhënë mundësitë e munguara individëve si ne.

Tani nuk kam më frikë ,e di që nuk jam vetëm dhe se i gjithë stafi i organizatës, ajo “familja” ime e vogël, janë aty për mua, për të më ofruar ndihmë sa herë do të kem nevojë.  Faleminderit!

Është fillimi i sezonit dimëror dhe ashtu si bien gjethet e shkëputura nga pemët, kanë nisur të bien prej kohësh forcat e mia në përballimin e kësaj situatë kaq të lodhshme dhe konsumuese.

Pikërisht atëhere kur ndihesha me e dorëzuar se kurrë, rastisi që një mikja ime të më flasë për Strehën, organizatë që mbështet dhe jep shërbime për komunitetin LGBTI+. Unë se dija që ekzistonin të tilla shërbime dhe mundësi. Isha një vajzë transgjinore e mbetur në mes të katër rrugëve dhe nuk kisha asnjë vend ku të mund të drejtohesha. I kisha humbur të gjitha shpresat dhe gjendja ime psikologjike ishte rënduar prej kohësh.

Vendosa më në fund të kontaktoj në numrin që shfaqej në faqen e tyre online. Isha e mbushur me ndrojtje e frike sepse ndoshta as ky vend nuk do të ishte i sigurtë për mua.

Telefonova dhe nga ana tjetër e telefonit  mu përgjigj një zë i ngrohtë. Nga aq sa komunikova me te, me mbushi zemrën me shpresë. Ndjesi që e kisha harruar që ekzistonte tek unë. Mu duk çdo gjë thuajse e pamundur, por tani ndoshta vërtet do të kishte një shpresë edhe për mua. Ndoshta nuk do të vazhdoja të isha vetëm.

Pasi vendosëm një ditë takimi, arrita të njihem nga afër me dy vajza të stafit. Ishin kaq pozitive. Ato me shpjeguan me detaje shërbimet që unë mund të përfitoja në Strehë dhe mbështetjen që ofrohej prej tyre dhe jashtë, për rastet në distancë. Kuptova që vërtet kishte dritë në fund të tunelit.

Me shpresat e reja dhe hovin që u zgjua sërish brenda meje, u bëra pjesë e komunitetit që merrnin mbështetje në Strehë. Nga aty fillova një sërë procesesh ndihmuese për mua.

Fal mbështetjes së Bashkisë Tiranë munda të filloj një kurs në gjuhën italiane në qendrën e kurseve të Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional. Në Strehe merrja të gjithë ngrohtësinë e familjes që më mungonte prej muajsh tashmë. Ndiqja rregullisht seancat me psikologen Strehës dhe dalëngadalë shikoja veten teksa çlirohesha dhe se si zbehej dita ditës ankthi që kisha përjetuar më parë. Merrja shërbimet shëndetësore tek poliklinika e lagjes, bëra analizat dhe u mjekova për disa shqetësime të miat.

Së fundmi me anë të ndërmjetësimit të stafit të organizatës, mu ofrua mundësia të filloja një punë si operatore telefonike. Jeta më në fund është më e lehtë për mua. Nisa të socializohem me njerëzit dhe duket sikur dhe ato kanë një qasje më të mirë ndaj meje.

Ndihem më e fortë dhe gati të përballoj sfidat e jetës. I jam shumë mirënjohëse Bashkisë së Tiranës që me mbështetjen e dhënë ndaj Strehës, mbështet dhe të drejtat e komunitetit LGBTI+, duke i dhënë mundësitë e munguara individëve si ne.

Tani nuk kam më frikë ,e di që nuk jam vetëm dhe se i gjithë stafi i organizatës, ajo “familja” ime e vogël, janë aty për mua, për të më ofruar ndihmë sa herë do të kem nevojë.  Faleminderit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s