Qendra Streha kërkon një menaxher/e rasti i/e cili/a do ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit LGBTI+ për të drejtat e tyre si dhe do të asistojë nevojat e tyre psiko-sociale.
Qendra Streha në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat dhe përmirësimi i situatës ligjore dhe psiko – sociale të personave LGBTI + që jetojnë në zona të thella dhe rurale të Shqipërisë.”, pjesë e skemës së granteve të projektit “Fuqizimi i individëve dhe komuniteteve të margjinalizuara mbi të drejtat e njeriut dhe qasjen në drejtësi”, i financuar nga Agjensia Austriake e Zhvillimit dhe i zbatuar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, kërkon të punësojë një menaxher/e i/e cili/a nëpërmjet ekspertizës së vet do ndihmojë në realizimin e sesioneve informuese mbi të drejtat e grupeve të margjinalizuara me në fokus komunitetin LGBTI si dhe do të asistojë vleresimin e nevojave te komunitit përgjatë periudhës së zbatimit të projektit.
Projekti “Rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat dhe përmirësimi i situatës ligjore dhe psiko – sociale të personave LGBTI + që jetojnë në zona të thella dhe rurale të Shqipërisë” synon përmirësimin e aksesit në drejtësi të të rinjve të grupeve të margjinalizuara me një fokus të vecantë tek komuniteti LGBTI.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë me e-mail dokumentet e mëposhtme: a) letër interesi në Anglisht, b) cv në Anglisht
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet ne adresën strehalgbt@gmail.com, brenda datës 25.11.2021.
Menaxheri/ja i rastit do të jetë pjesëmarrës në takimet nëpër qytete, dhe do te asistojë në referimin në shërbime.
Për më shumë informacion, referojuni dokumentit në vijim: