Qendra “Streha” është në kërkim të një psikologu/psikologeje me kohë të pjesshme.
Psikologu/ia do të ofrojë mbështetje përmes këshillimit psikologjik me persona të komunitetit LGBT+ të cilët marrin shërbime në qendrën “Streha”.
Nëpërmjet ofrimit të këshillimit psikologjik do të synohet:
- Përmirësimi i mirëqënies emocionale të rasteve të ndjekura.
- Dhënia e shërbimit cilësor dhe jo diskriminues
- Dhënia e shërbimit mbi bazën e parimeve etike të punës së psikologut.
- Psikologu do të jetë pjesë e ekipit multidisiplinar të qendrës “Streha” dhe do të ndihmojë me sugjerimet e tij/saj në një të kuptuar më të plotë të situatës së rasteve.
Informacion mbi Qendrën “Streha”
“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBT+ të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim ligjor, këshillim psikologjik, etj.
Qendra “Streha” ofron një paketë shërbimesh për të gjithë të rinjtë të cilët përballen me diskriminimin, stigmatizimin, të rinj të cilët janë të përjashtuar nga fusha të ndryshme të jetës, nga puna, shkolla, shoqëria madje edhe familja dhe komuniteti I gjerë. “Streha” ofron shërbime strehimi në qendrën rezidenciale dhe shërbime distance për të gjithe komunititin LGBT+ në nevojë.
Për më tepër informacion mbi pozicionin, gjeni bashkëngjitur termat tona të referencës.
Një faqe e re për tu zbuluar .
LikeLike