Në Tiranë jetojmë mes ngjyrash

Sot, në ambjentet e qendrës kulturore “Argonaut Art Factory”, ‘’Streha” LGBT organizoi aktivitetin “Në Tiranë jetojmë mes ngjyrash”. Ky aktivitet kishte për qëllim prezantimin e shkurtër të bashkëpunimit që ‘’Streha’’ LGBT ka me Bashkinë Tiranë dhe shërbimet që ofrojnë me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

‘’Streha’’ LGBT, si qendra e parë dhe e vetme rezidenciale që i vjen në ndihmë komunitetit LGBT, prej kohësh po bashkëpunon me Bashkinë e Tiranës për përmirësimin e cilësisë së jetesës së personave LGBT.

Qendra ‘’Streha’’, nëpërmjet bashkëpunimit me Bashkinë  Tiranë, po mbështet personat LGBTI+ për t’u fuqizuar dhe ndjerë të mbrojtur në këtë situatë të vështirë pandemie. Të rinj të komunitetit LGBTI+ të dhunuar apo të pastrehë që jetojnë në Qytetin e Tiranës përfitojnë mbrojtje gjatë situatës së pandemisë nëpërmjet plotësimit të nevojave për strehim të sigurtë, nevojave ushqimore dhe atyre mjekësore. Këta të rinj vulnerabël të qytetit të Tiranës dhe jo vetëm fuqizohen nëpërmjet rritjes së aftësive jetësore, profesionale dhe ndërmjetësimit në tregun e punës. 

Streha përmes këtij projekti ofron:
-Këshillim psikologjik në mënyrë që të përmirësohet mirëqënia emocionale e tyre;
-Referime në institucionet e formimit profesional për përfituesit e ‘’Strehës’’ dhe sigurimi i kurseve profesionale;
-Ndërmjetësim me familjen;
-Referime dhe bashkëpunime me shërbime të tjera për raste më komplekse etj. 

Persona LGBT po ndjekin kurse formimi profesional në  Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Tiranë.  Këto kurse do të mundësojnë që personat LGBT në Tiranë të arrijnë zhvillimin profesional dhe profilizimin në fusha të ndryshe si: gjuhë të huaja, IT dhe dizajn grafik, operator social dhe kujdestari fëmijësh, saldim, parukieri dhe estetike etj.

Esmeralda Xhelilaj, Drejtore e Projekteve në ‘’Strehë’’, u shpreh mjaft e lumtur për këtë bashkëpunim. Ajo shpjegoi shkurtimisht edhe procedurën që duhet ndjekur nga personat LGBT për t’u bërë pjesë e këtyre kurseve profesionale. Ndër të tjera, Esmeralda, i ftoi të gjithë personat LGBT të interesuar për shërbime mbështetëse të drejtohen tek ‘’Streha’’, dera e së cilës është gjithmonë e hapur për personat LGBT në nevojë.

Po ashtu edhe Adelajda Alikaj, Drejtore Ekzekutive në ‘’Strehë’’, u shpreh mirënjohëse dhe optimiste për këtë bashkëpunim, të cilin ajo e konsideron efektiv dhe të rëndësishëm. Adela, ndër të tjera, shtoi se këto kurse janë mënyrë e mirë e vizibilitetit të personave LGBT në hapësira publike dhe njëkohësisht e fuqizimit të tyre. 

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues nga Bashkia Tiranë, Znj. Anisa Subashi si Drejtore e Shërbimit Social në Bashki, znj.Migena Kokeri si Drejtore e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale dhe Znj.Dora Allushaj, specialiste nga Sektori i Përfshirjes Sociale. Znj.Subashi, Drejtore e Shërbimit Social në Bashkinë Tiranë, u shpreh shumë e lumtur nga ky bashkëpunim dhe u shpreh që Bashkia Tiranë do të angazhohet gjithmonë në të mirë të komunitetit LGBT.

Në këtë ngjarje u lexuan edhe dy letra shumë të ndjera, të cilat pasqyrojnë realitetin e hidhur të personave LGBT në Shqipëri dhe rrugëtimin se si këta persona janë mbështetur nga Streha përmes zbatimit të këtij projekti. Këto letra u lexuan nga Agon Rexhepi dhe Luana Myrtollari. 

Ju ftojmë të kontaktoni Strehën LGBT në rrjetet e tyre sociale nëse keni interesim për t’u angazhuar në njërin nga këto kurse!/Agon Rexhepi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s