Një nga fushat kryesore ky mbështetet puna e qendrës tonë, është fuqizimi dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve të profesionistëve të përkujdesjes shoqërore dhe personave përgjegjës mbi mirëqenien psiko-sociale të personave LGBTI+.
Pjesë e një cikli trajnimesh në qytetet të ndryshme, ditën e sotme specialistët dhe trajnerët tanë u takuan me profesionistë në Gjirokastër, për zhvillimin e sesionit të parë të trajnimit me qëllim rritjen dhe përmirësimin e aftësive të tyre në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për personat LGBTI+.
Trajnimi do të zgjasë dy ditë dhe do fokusohet në marrjen e njohurive përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira të qendrës tonë dhe profesionistëve të fushës.
Trajnimi po zhvillohet falë projektit “Adresimi i diskriminimit ndaj personave LGBTI+ përmes rritjes së aftësive të profesionisteve bazë dhe sfidimit të stereotipeve negative”, i cili mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian.
