Rreziqet e të dalurit hapur si LGBTI+ në mjedisin e punës

Megjithëse shoqëria ka bërë shumë hapa para në pranimin dhe rritjen e dukshmërisë për personat LGBTI+, sërish dalja hapur e tyre në punë është ende një hap i vështirë dhe nganjëherë i rrezikshëm për shumë punëtorë që i përkasin këtij komuniteti

Kur bota po rrinte në vend, Takeyla Benton po dilte hapur.

Në Mars të 2020-ës, në Wisconsin, Takeyla Benton, një profesioniste e shërbimeve financiare me bazë në SHBA dhe nënë e dy fëmijëve, sapo kishte lënë punën e saj në një institucion krediti dhe kishte ndërprerë fejesën e saj me një burrë. Pandemia e Covid dhe rregullat parandaluese, i dhanë 39-vjeçares Benton kohë për të pushuar dhe për të reflektuar mbi identitetet që shoqëria projektoi tek ajo dhe nëse ato i përkisnin realisht asaj.

Në imagjinatën e pjesës më të madhe të shoqërisë, të dalësh hapur është një gjest i madh. Një person i çuditshëm që del nga dollapi dhe rehatia e tij, e hidhet direkt në qendër të vëmendjes së personave që e e rrethojnë.

Në realitet, shumë njerëz të vegjël dhe studiues bien dakord që dalja është më shumë një negociatë afatgjatë midis asaj se si e kuptojmë identitetin tonë dhe sesi i paraqesim këto identitete te njerëzit e tjerë.

Gati 6% e të rriturve amerikanë sot identifikohen si LGBTI+, shifra më e madhe e vetë-deklaruar ndonjëherë.  Edhe pse Shqipëria është tepër larg realitetit amerikan, ky shkrim shërben si një pasqyrë e përgjithshme e shoqërive tona, të cilat dhe pse në stade të ndryshme zhvillimi, sërish përballen me të njëjtat sfida, sidomos kur bëhet fjalë për personat LGBTI+: nevojë për pranim dhe dukshmëri.

Sidoqoftë, diskriminimi i vazhdueshëm dhe rrjedhshmëria e përvojave të shumë njerëzve për gjininë dhe seksualitetin, shpesh e bëjnë daljen një proces të vazhdueshëm lundrimi, në hapësira të panjohura, duke na ngritur pyetjen se deri në çfarë shkalle, ne mund të jemi të hapur për të pranuar identitetet tona?

Vendi i punës është një nga vendet më delikate,  ku njerëzit LGBTI+ e konsiderojnë me shumë hezitim daljen hapur ose jo. Megjithëse rajone të shumta të botës, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shqipërinë ndalojnë diskriminimin e punësimit bazuar në gjininë dhe identitetin seksual, paragjykimi i punësimit anti-LGBTI mbetet një fenomen i shtrirë në të gjithë botën.

Në vitin 2019, 21% e të gjithë shtetasve të Bashkimit Evropian që identifikohen si LGBTI+ raportuan se kishin përjetuar diskriminim në vendin e punës. Mes njerëzve transgjinorë konkretisht, kjo normë u rrit në 36%.

Në SHBA nga ana tjetër 36% e të gjithë personave LGBTI+ raportuan diskriminim në vendin e punës, dhe 46% raportuan se ishin të padeklaruar si LGBTI në punë. Në Kinë, ndërkohë, vetëm 5% e punonjësve LGBTI+ raportuan se ishin plotësisht të hapur për identitetin e tyre në punë.

Benton, e gjeti guximin të braktiste vendin e saj të punës, për ti dhënë vetes mundësi të dilte hapur në vendin e saj të ardhshëm. Sipas saj: “Mikroagresionet seksiste, raciste dhe anti-LGBTI+ ishin një prani e vazhdueshme në punët e mëparshme. Nuk kishte si të dilja duke punuar në atë jetë të mëparshme.”

Kjo panoramë na tregon gjerësisht se si kushtet sociale të një vendi dhe dukshmëria e përgjithshme mbi LGBTI+ ndikon në krijimin e mjediseve të sigurta në punë dhe ambjente të tjera sociale, që do të lehtësonin procesin e vetë-pranimit dhe daljes hapur të individëve LGBTI+.

Shumica e njerëzve LGBTI+ lundrojnë në një rrugë të ngjashme delikate rreth zbulimit, njësoj si dhe Benton. Për ata që mund të “hiqen” si heteroseksualë, apo cis-gjinorë, dalja hapur shpesh mund të nënkuptojë zgjedhjen midis pagimit të një çmimi psikologjik për sigurinë relative të padukshmërisë dhe pagimit të një çmimi të mundshëm social dhe ekonomik për të qenë i hapur për identitetin mes kolegësh dhe punëdhënësish.

Për të tjerët, veçanërisht ata që nuk janë në përputhje me gjininë, të qenit i mbyllur në punë nuk është një opsion. Kjo mund të ketë efekte të konsiderueshme të dëmshme: njerëzit që perceptohet se bien jashtë normave konvencionale gjinore janë në rrezik më të lartë të ngacmimit dhe diskriminimit në vendin e punës që prishin karrierën. Në Shqipëri kjo vihet re dhe te komuniteti transgjinor, i cili dukshëm është nga më të margjinalizuarit dhe vetë LGBTI+, me shifra punësimi thuajse zero.

Por në një aspekt më pozitiv, në të njëjtën kohë, dalja hapur në punë mund të ketë përfitime të mëdha. Personat LGBTI+ që janë më të hapur për përvojën e tyre dhe të identitetit, kanë rritur mirëqenien fizike dhe emocionale. Dhe, për njerëzit trans, pohimi gjinor mund të jetë jetëshpëtues.

Në vendin e punës, hulumtimet kanë zbuluar se vërtetësia e rritur rreth orientimit seksual zvogëlon stresin psikologjik. Megjithatë, këto përfitime varen nga të paturit e një mjedisi profesional mbështetës, pasi që dikush të perceptohet si LGBTI+ nga të tjerët, gjithashtu mund të rrisë rrezikun e punëtorëve për të përjetuar paragjykim.

Përkundër hapave masivë të ndërmarra në rritjen e dukshmërisë globale të personave LGBTI+ përgjatë dekadave të fundit, ka ende relativisht pak kërkime mbi orientimin seksual dhe diskriminimin e identitetit gjinor në punë.

Diskriminimi sistematik mund të çoj në “largimin e trurit” të njerëzve LGBTI+ nga fusha të veçanta. Studiuesit vlerësojnë se industritë aktuale të shkencave, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, kanë humbur rreth 120,000 kandidatë potencialë për shkak të efekteve kumulative të paragjykimit anti-LGBTI+. Një situatë e ngjashme parashihet dhe në industri të tjera të rëndësishme.

Midis pasigurish dhe sfidash të shumta, ajo që dimë me siguri tregon se punëtorët LGBTI+ ende paguajnë një çmim të rëndë për sfidimin e normave gjinore dhe seksuale në mjediset e tyre të punës.

Përshtatur nga: The risks of coming out at work – BBC Worklife


Fushata “Changing Hearts, Changing Minds” mbështetet nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.