Vështirësitë e daljes hapur në kohët që po jetojmë

Erica Woodland së pari shfaqi hapur identitetin e tij queer në shkollën e mesme. Në vitet e fundit, Erica doli hapur si transgjinor dhe prezantoi familjen e saj me përemrat e saj të rinj: Ai/Atij.

Pavarësisht nëse arrijmë të kuptojmë seksualitetin tonë personalisht, me familjen tonë ose me komunitetin tonë më të gjerë, dalja hapur është një proces i gjatë dhe i komplikuar, tha Woodland, i cili momentalisht punon si psikolog klinik dhe është njëkohësisht themelues i Rrjetit Nacional të personave Queer dhe Trans në SHBA.

Pas gjeneratave të shumta, dhe përparimit në njohjen e komunitetit LGBTI, të shënuar nga ngjarje të tilla si revoltat e Stonewall 51 vjet më parë dhe së fundmi vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA për barazinë e martesës në 2015, dalja hapur tashmë, është më e pranuar se sa ishte më parë.

“Dalja nuk është vetëm një moment. Unë e përjetoj këtë në daljen time, e cila është akoma në zhvillim,” tha Woodland, i cili përdor përemrat e gjinisë mashkullore.

Dalja hapur ose Coming Out, është më e vështirë gjatë një pandemie

“Pandemia do të thotë të jem shumë nga vetja dhe të mendoj për atë që dua si person,” tha Mya Ratcliff, një artist i pavarur me qendër në Atlanta, i cili doli hapur si paneksual pak para se të mbushte 18 vjeç.

Ajo ishte zhvendosur në qytet duke shpresuar të kalonte shumë kohë në koncerte dhe festa, por pandemia e ka bërë qëndrimin në një komunitet të ngushtë me njerëzit LGBTI pak më të ndërlikuar.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të shkoj në shumë vende gjatë pandemisë.”, tha ajo.

Dhe ajo shprehet se tanimë angazhohet kryesisht përmes artit queer, duke u marrë kryesisht me pikturë dhe punë në argjilë.

“Unë përfshij shumë gra në artin tim, sepse gratë janë të bukura,” -tha ajo.

Përqafimi i plotë i identitetit të tyre, ka qenë një çështje komplekse dhe e ndërlikuar për të gjithë të rinjtë LGBTI në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se 40% e të rinjve LGBTI raportuan se pandemia Covid-19 kishte ndikuar në aftësinë e tyre për të shprehur hapur identitetin e tyre LGBTI, sipas një sondazhi të publikuar javën e kaluar nga Morning Consult në emër të Projektit Trevor, një organizatë me një linjë telefonike 24/7 për të rinjtë LGBTI në gjendje të rëndë të shëndetit mendor.

Një e treta tha se nuk ishin në gjendje të shpreheshin hapur në shtëpi

Sondazhi gjithashtu zbuloi se gati një e treta e të rinjve transgjinorë dhe jo binarë raportuan se nuk ndiheshin të sigurtë në situatën e tyre të jetesës që nga fillimi i pandemisë.

Ky sondazh gjithashtu theksoi ndikimin negativ në mirëqenien nga raportet e lajmeve të dhunës ndaj njerëzve të me ngjyrë, veçanërisht të ashpër në mesin e të rinjve të zi LGBTI, 78% e të cilëve raportuan se lajmet kishin një ndikim negativ te ta.

“Ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë, por ka qenë veçanërisht sfidues për të rinjtë LGBTI, dhe veçanërisht të rinjtë LGBTI  me ngjyrë, të cilët e kanë gjetur veten në kryqëzimin e tragjedive të shumta në rritje,” tha Amit Paley, CEO dhe drejtori ekzekutiv i projektit The Trevor.

Organizata njoftoi se thirrjet në linjën e saj të mbështetjes së krizës janë dyfishuar që nga fillimi i pandemisë.

Grupi gjithashtu ofron një mori burimesh, duke përfshirë një manual për të bërë coming out, për të ndihmuar mbështetjen e të rinjve gjatë pandemisë dhe gjatë gjithë jetës së tyre.

Më shumë të rinj kishin bërë coming out

Pak më shumë se 2 milion të rinj amerikanë të moshave 13-17 vjeç identifikohen si LGBTI, ose rreth 9.5% e popullsisë së të rinjve në SHBA., sipas të dhënave të lëshuara në shtator nga Instituti Williams, një institucion mendimi në Shkollën e Drejtësisë të UCLA, i përqendruar në ligjin LGBTI dhe politikat publike.

Përqindja e të rinjve që identifikohen si LGBTI është më shumë se dyfishi i numrit të personave LGBTI në grupmosha të tjera. Për shembull, në mesin e të rriturve amerikanë, vetëm 4.5% e tyre identifikohen si pjesë e komunitetit LGBT.

Por të qenit i hapur mund të vijë edhe me një kosto. Popullsia e përgjithshme LGBT ka gati katër herë më shumë gjasa sesa njerëzit jo-LGBT të përjetojnë dhunë, sipas një studimi nga studiuesit e Institutit Williams.

Ky studim tregoi se personat LGBTI kishin predispozita më të larta të ktheheshin në viktima të krimit të rëndë, në pothuajse çdo lloj krimi të dhunshëm, përveç grabitjes.

Më pak dalje hapur nën Covid-19

Pra, dalja si LGBTI mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për njerëzit me ngjyrë, të cilët tashmë mund të ndihen të rrezikuar në jetën e tyre të përditshme. Dhe pandemia e koronavirusit shton një shtresë tjetër mbi të.

Gjatë pandemisë, shumë njerëz që kishin gjetur më parë një komunitet të sigurtë dhe mbështetës, mund të jetë dashur të shkojnë në shtëpitë e tyre jo pranuese ose në situata jetese që janë më pak të favorshme.

Në komunitetin LGBTI, “familja e zgjedhur” e dikujt mund të luajë një rol më të rëndësishëm në jetën e tij, sesa familja biologjike. Të jesh i ndarë nga ajo familje e zgjedhur gjatë krizës së shëndetit publik mund të shkaktojë emocione që ndihen “intensive dhe të pakontrollueshme”, sipas Projektit Trevor.

Kjo mund të jetë ndjenja e mërzisë dhe shqetësimit që mund të çojë në abuzim të substancave ose përfshirje në sjellje të rrezikshme për të lehtësuar ato ndjenja.

“Njerëzit janë strehuar në vend dhe disa prej atyre mjediseve janë jashtëzakonisht toksike,” tha Woodland. “Mund të jetë me njerëz që nuk janë mbështetës dhe kjo sjell një dëm emocionalisht dhe shpirtërisht tepër të madh. Pandemia po përkeqëson situata, me te cilat ka vite që po punohej.”

Për shembull, klubet homoseksuale, një gur themeli i gjatë për të eksploruar identitetin seksual në zhvillim e sipër, mund të mos jenë më një mundësi argëtimi dhe vend njohjesh, duke pasur parasysh rrezikun e infektimit prej Covid-19.

Burimi: CNN


Fushata “Changing Hearts, Changing Minds” mbështetet nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s