Pozicioni: Menaxher rasti
Projekti: “Mbrojtja dhe Fuqizimi i të Rinjve LGBTI+ në Bashkinë e Tiranës gjatë Situatës së Pandemisë Covid-19”.
“Streha” është qendra e parë rezidenciale në Shqipëri që i vjen në ndihmë komunitetit LGBTI+ përmes shërbimit konkret tranzitor për të gjithë të rinjtë LGBTI+, 18-29 vjeç, që hasin dhunë, diskriminim dhe nevojë për strehim për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. “Streha” ofron edhe shërbime për fuqizimin dhe integrimin e individëve LGBTI+.
Qendra Streha në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe fuqizimi i të rinjve LGBTI+ në Bashkinë e Tiranës gjatë situatës së pandemisë Covid-19”, kërkon të punësojë një menaxher/e rastesh nëpërmjet një kontrate konsulence.
Informacion për projektin
Projekti “Mbrojtja dhe fuqizimi i të rinjve LGBTI+ në Bashkinë e Tiranës gjatë situatës së pandemisë Covid-19” synon përmirësimin e situatës së anëtarëve të komunitetit LGBTI nëpërmjet përfitimit të shërbimeve mbrojtëse dhe ofrimit të kurseve profesionale.
Rezultatet e pritshme te këtij projekti janë:
-Të paktën 40 persona vulnerabël të komunitetit LGBTI+ përmirësojnë situatën e tyre nëpërmjet përfitimit të shërbimeve mbrojtëse të Strehës
-Të paktën 20 të rinj vulnerabël nga komuniteti LGBTI fuqizohen duke përfunduar kurse profesionale dhe duke u integruar në tregun e punës.
Të interesuarit të dërgojnë:
– CV
Aplikimet pranohen deri më: 11 prill 2021, në adresën: info@strehacenter.org.
Për të shkarkuar termat e referencës: