Karnavalet në Strehë

Në prag Karnavalesh. Kur shoqëria vendos maska dhe feston, disa prej nesh detyrohen të vijojnë të mbajnë maskën për hir të shoqërisë. Mbajnë këtë maskë për të mbrojtur jetën e tyre. Po të flas për këtë grup njerëzish që shoqëria i poshtëron në fytyrë dhe mendon që nuk janë të denjë te jenë pjesë e shoqërisë së tyre.

Këta nuk janë të denjë vetëm sepse kan një orientim ndryshe. Duke marrë shkas nga kjo, disa prej nesh larguam për disa çaste maskën që shoqëria u vendos dhe festuam një herë me veten tonë të vërtetë.

Simbolikisht vendosëm maska dhe ne, ku në këto maska ishin shkruar epitetet të cilat shoqëria na kishte vendosur. U përballem me to dhe nga ky process nxorëm më të mirën nga vetja, për të treguar të kundërtën e asaj që shoqëria kishte projektuar te ne.

Festa e Karnavaleve ishte aktiviteti që u realizua fundjavën e kaluar, përgatitem maska dhe mbi to vendosem epitete ose “nofka” që shoqëria na ka vendosur. Mbajtëm këto maska për pak kohë dhe po shikonim reagimin e njëri-tjetrit dhe më pas simbolikisht njëjtë si në çdo Karnavale, i dogjëm këto maska bashkë me epitetet që mbanin sipër.

Pas kësaj patëm një moment reflektimi dhe bisede sesi mund të kontribuojmë ne për të përmirësuar shoqërinë dhe ndryshimin e këtij mentaliteti që na ka vendosur epitete të tilla.

Më pas festuam dhe ne si të gjithë me fytyrat tona  ashtu siç ishim dhe ndjeheshim, të lirë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s