Pozicioni: Punonjës/e Rastesh me kohë të plotë
Aplikimet pranohen deri në përzgjedhjen e kandidatit/es nga ana jonë. Aplikimet tuaja mund t’i dërgoni në adresën: info@strehacenter.org.
Qendra ‘’Streha’’ kërkon të punësojë një Punonjës/e Rastesh me kohë të plotë për shërbimin rezidencial që është i hapur 24 orë në mbështetje të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri.
Detyrat e Punonjës/e Rastesh
- Monitorimin e aktiviteteve lidhur me aftësimin për jetën të përfituesve.
- Menaxhimin e rastit sipas planit të miratuar nga ekipi multi-disiplinar.
- Mbajtja dhe plotësimi i protokollit gjatë orarit përkatës të punës, duke pasqyruar aktivitetet.
- Pjesëmarrja gjatë realizimit të aktiviteteve social-kulturore së bashku me përfituesit.
- Raportimi/referimi i realizimit të aktiviteteve të planit të ndihmës së përkujdesit ndaj përfituesit.
- Pjesëmarrje në ekipin multidisiplinar në varësi të rastit.
Kushte për të interesuarit
- Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë (Evidencë të paktën e diplomës Bachelor, preferohen personat që kanë studiuar në Fakultetet e Shkencave Sociale, në degët Punë Sociale ose Psikologji).
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri kompjuterike.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup.
- Të ketë njohuri rreth vështirësive me të cilat përballet komuniteti LGBTI+.
- Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune me komunitetin LGBTI+.
- Të jetë i/e gatshëm të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave.
- Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë:
– CV
– Letër Motivimi
– Një Letër Referimi nga punëdhënës të mëparshëm
Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës në adresën info@strehacenter.org.
Vetëm të interesuarit që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.