Thirrje e hapur: Punonjës/e rastesh me kohë të pjesshme

Aplikimet pranohen deri më: 10.11.2020 në adresën:  info@strehacenter.org

Qendra ‘’Streha’’ kërkon të punësojë një Punonjës/e Rastesh me kohë të pjesshme për shërbimin rezidencial që është i hapur 24 orë në mbështetje të komunitetit LGBT në Shqipëri.

Detyrat e Punonjësit/es së Rasteve

  • Monitorimin e aktiviteteve lidhur me aftësimin për jetën të përfituesve.
  • Menaxhimin e rastit sipas planit të miratuar nga ekipi multi-disiplinar.
  • Mbajtja dhe plotësimi i protokollit gjatë orarit përkatës të punës, duke pasqyruar aktivitetet.
  • Pjesëmarrja gjatë realizimit të aktiviteteve social-kulturore së bashku me përfituesit.
  • Raportimi/referimi i realizimit të aktiviteteve të planit të ndihmës së përkujdesit ndaj përfituesit.
  • Pjesëmarrje në ekipin multidisiplinar në varësi të rastit.

Kushte për të interesuarit

  • Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë (Evidencë të paktën e diplomës Bachelor, preferohen personat që kanë studiuar në Fakultetet e Shkencave Sociale, në degët Punë Sociale ose Psikologji).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri kompjuterike.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup.
  • Të ketë njohuri rreth vështirësive me të cilat përballet komuniteti LGBT.
  • Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune me komunitetin LGBT.
  • Të jetë i/e gatshëm të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave.
  • Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë. 

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë:

  1. CV
  2. Letër Motivimi 
  3. Kontakte të punëdhenësve të mëparshëm ose aktual nëse ka.

Aplikimet duhet të dërgohen brenda dates:

10 Nëntor 2020 në adresën info@strehacenter.org

Vetëm të interesuarit që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.

Për më shumë informacion:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s