Në datën 14 tetor 2021 stafi i qendrës Streha mbajti një takim në Bashkinë e Krujës.
Në takim ishin të pranishëm 6 psikologë dhe 3 anëtarë të stafit të shërbimeve sociale të Bashkisë Krujë. Në fokus të këtij takimi ishin sfidat që hasin të rinjtë dhe adoleshentët LGBTI+ në ambjentet e shkollës si për shembull bullizmi, izolimi emocional dhe stresi psikologjik dhe si psikologët mund të ndërhyjnë për të lehtësuar këto vështirësi të personave LGBTI+.
Në takim u diskutua gjithashtu për rolin e psikologëve dhe të punonjësve social në përmirësimin e klimës në shkollë dhe në promovimin e të drejtave të personave LGBTI+
Ky takim u zhvillua në kuadër të zbatimit nga Qendra Streha, të projektit “’Fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve në mbrojtjen e personave LGBTI+ nga dhuna dhe diskriminimi’’, me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.