Mbështetja e Strehës dhe frymëzimi për të ndihmuar të tjerët në të ardhmen

Pikërisht në momentin që mendoja se isha në fundin e gjithçkaje, u vura në kontakt me qendrën STREHA. Në fillim u stepa, pasi nuk mendoja se do kishte një strehë për mua, apo për të gjithë ne “të përzënët nga parajsa”.

U ambjentova shpejt me menyrën se si funksiononte gjithçka dhe kjo mënyre më bëri të jem akoma dhe më mirë me veten dhe me të tjerët. Të gjithë janë tepër mbështetës për menyrën se si une dua të njoh veten, duke mos lënë pa përmendur këtu ndihmën e psikologes, që është aty për mua kurdo që unë kam nevojë.

Përpos ndihmës që marr në aspektet psikosociale, jam i ndihmuar edhe në nevojat e tjera, që në pamje të parë mund të duken jo-bazike, por janë tejet të rendësishme, aq më tepër për mua që tashmë po përpiqem të “shëroj” veten prej gjithë atyre traumave dhe situatave që më kanë shoqëruar që nga fëmijëria.

Këtu i gjithë stafi është i aftë dhe tepër përkrahës e ndihmues.

Tashmë kam plane për të ardhmen që të rifiloj një universitet nga e para, aty ku unë mund të bëj më të mirën time, me qëllim që më pas të mund të ndihmoj dhe unë komunitetin tim, që të mos kalojnë ato çfarë kalova unë.

Tashmë po mësoj dhe një gjuhë të tretë të huaj, e cila për mua më parë do kishte qenë e pa mundur, dhe kjo më jep edhe më shumë mundësi për të ardhmen.

Këtu ndihem tepër mirë dhe vërtetoj se atë lëmshin që kisha me jetën time çdo ditë nga pak, po e zgjidh duke pasur njerëz mbështetës afër meje janë pikërisht këta njerëz që bëjnë më të mirën e mundshme për të më suportuar, përkrahur dhe ndihmuar konkretisht në çdo aspekt të jetës time.

Ndërkohë që më parë mendoja se unë dhe pesimizmi e dëshpërimi kishim lindur për njëri-tjetrin, tani shoh se gjithçka ka ndryshuar për mirë dhe e kam më të lehtë për të parë jetën me optimizëm.

E gjitha kjo më jep fuqinë të pranoj veten për këtë që jam, ndryshe nga më parë që mendoja vetëm për identitetin tim të  gabuar, i fryrë nga perceptimet e shoqërisë dhe ato çfarë më kishin mësuar.

Tashmë u them dhe miqve të rinj që njoh, se nëse kërkojnë ndihmë, do kenë se si të ndihmohen, ashtu siç mua po më ndihmon STREHA.

Tashmë kam ëndrra për të ndihmuar komuntetin tim.

Foto: Historia Ime

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s