Nga paragjykimet e fshatit te ato të kryeqytetit – Përjetime nga përfituesit e Strehës

Të jetosh në Shqipëri për të gjithë është e vështirë, aq më tepër këto vitet e fundit. Të jesh pjesë e komunitetit LGBTI është akoma më e vështirë duke qenë se unë vi nga një fshat në periferi, ku akoma menatliteti është i një shekulli të kaluar dhe ku gratë ende mbajnë barra drush mbi shpinë.

Gjithë kohës aty ku isha, mendoja se isha ndryshe dhe në fakt isha ndryshe nga të gjithë. Jo se une e shikoja veten të tillë, por dhe të tjerët ma evidentonin të qënurit ndryshe duke përdorur fjalë me konotacion ofendues për mua.

Imagjino nje djal 12-13 vjec që akoma nuk e di se cili është dhe se çfarë pëlqen, t’i thonë çdo ditë të jetës së tij që ti je ndryshe dhe duke e pyetur përse je si femër, pse dukesh si “pederast” dhe fjalë të tilla pambarimisht.

Imagjino sërish këtë djalë që kudo ku shkon, bullizohet nga të tjerët dhe nga moshatarët e tij vetëm se ai është pak më “femëror” se të tjeret. Gjatë gjithë kësaj periudhe unë isha konfuz me gjithçka, pasi askush nuk më linte të mendoja apo të thoja se kush isha, pasi të gjithë me kishin etiketuar tashmë si “pederasti i fshatit”.

Gjatë gjimnazit quhesha si miu i bibliotekës, por të paktën kjo më pëlqente, sepse kisha plane dhe ëndrra. Nuk më bezdisnin më shumë, pasi isha unë ai që u bëja detyrat apo i ndihmoja në provime.

Më pas vi në Tiranë, ku u përballa me një realitet pak më pranues ose le te themi një realitet menefregist, nga të tjeret dhe nga unë për ta, problemi qëndronte në Fakultet, kur pedagogu me etiketoi si ai i Lezbosit* dhe kështu vazhdoi të më ndjek etiketimi nga i gjithë auditori.

Më pas u përballa me problematika të ndryshme që nuk i kisha imagjinuar më parë, pasi unë e kisha imagjinuar Tiranën si “tokën e premtuar”.

U përballa me përbuzjen e parë në punë pasi nuk isha “i fortë mjaftueshëm“ që të kryeja punet që më jepnin eprorët.

E gjithë situata po përkeqësohej. U përballa dhe me vështiresi të tjera ku familja nuk më ndimonte dot me shpenzimet e jetesës në Tiranë, ku siç e dimë të gjithë jetesa është tejet e shtrenjtë për një student që akoma nuk është profilizuar diku.

Gjithë kjo periudhë më bëri që unë të kaloja në depresion dhe të mos mendoja më për asgjë. Të mos kisha më shpresa apo plane për të ardhmen.

Gjithmonë mendoja se isha i vetëm dhe nuk ishte dikush aty për mua të më pranonte ashtu siç unë jam, për të më mbështetur për ëndrrat, apo planet e mia dhe që nuk do të më gjykonte për atë që isha.

Mendoja se të ishe gej do të ishte mëkat apo një problem mendor i imi, por më pas pash që ka dhe të tjerë si unë dhe njoha më shumë njerëz të rinj. Sërish ata ishin aty vetëm për pak, sa për të më treguar që nuk isha ndryshe se isha gej.

Burimi i fotos: Tirana Pride 2019/Historia Ime

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s