Thirrje për trainer/e

Terma Reference

Qendra Streha kërkon një trainer/e i cili do të drejtojë disa sesione në lidhje me rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit LGBTI+ për të drejtat e tyre.

Hyrje

Qendra Streha në kuadër të projektit  “Rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat dhe përmirësimi i situatës ligjore dhe psiko – sociale të personave LGBTI + që jetojnë në zona të thella dhe rurale të Shqipërisë.”, pjesë e skemës së granteve të projektit “Fuqizimi i individëve dhe komuniteteve të margjinalizuara mbi të drejtat e njeriut dhe qasjen në drejtësi”, i financuar nga Agjensia Austriake e Zhvillimit dhe i zbatuar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, kërkon të punësojë një trainer/e i cili do të realizojë  sesione informuese mbi të drejtat e grupeve të margjinalizuara me në fokus komunitetin LGBTI si dhe do të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve.  

Informacion për Qendrën Streha

“Streha” është qendra e parë rezidenciale në Shqipëri që i vjen në ndihmë komunitetit LGBTI+  përmes shërbimit konkret tranzitor për të gjithë të rinjtë LGBTI+, 18-29 vjeç, që hasin dhunë, diskriminim dhe nevojë për strehim për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. “Streha” ofron edhe shërbime  për fuqizimin dhe integrimin e individëve LGBTI+.

Informacion për projektin

Projekti “Rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat dhe përmirësimi i situatës ligjore dhe psiko – sociale të personave LGBTI + që jetojnë në zona të thella dhe rurale të Shqipërisë” synon përmirësimin e aksesit në drejtësi të të rinjve të grupeve të margjinalizuara me një fokus të vecantë tek komuniteti LGBTI. Objektivi i përgjithshëm i projektit është “Fuqizimi dhe përmirësimi i aksesit në drejtësi për të rinjtë e komunitetit LGBTI+, duke identifikuar dhe eliminuar pengesat që lidhen me këtë process.”

Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:

  1. 30 të rinjë të komunitetit LGBTI+ dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, do të informohen mbi legjislacionin që i mbron nga dhuna dhe diskriminimi dhe do të njihen me shërbimet për ta.
  2. 30 të rinjë të komunitetit LGBTI+ do të ndihmohen me ofrimin e shërbimeve ligjore.

Në kuadër të këtij projekti, traineri/ja do të asistojë në kryerjen e sesioneve informuese  mbi të drejtat  dhe situatën e aksesit në drejtësi të të rinjve që janë pjesë e grupeve të margjinalizuara me fokus të vecantë tek komuniteti LGBTI+.

Përgjegjësitë e trainerit/es

Në kuadër të këtij projekti, traineri/ja do jetë përgjegjës për realizimin e detyrave të mëposhtme:

  • Së bashku me koordinatorin e projektit dhe juristin do të përgatisi sesionet për rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat.
  • Do marrë pjesë në sesionet informuese që do të zhvillohen në qytetin e Shkodrës, Durrësit dhe Vlorës.

Përgjegjësitë e Qendrës Streha

  • Të identifikojë të rinjtë pjesëmarrës në sesionet informuese.
  • Të lehtësojë mbarëvajtjen e punës së ekspertit ligjorë dhe të ndërmjetësojë kontaktin e parë me përfituesit e mundshëm të projektit.

Kualifikimet

  • Diplomë në shkenca juridike ose shkenca sociale,
  •  Të ketë përvojë si trainer/e në fushën e të drejtave të njeriut, përvojë pune në shoqërinë civile dhe të jetë i/e njohur me mënyra te advokimit dhe lobimit
  • Të ketë eksperiencë në punën me komunitetin LGBTI+

Të paktën 3 vjet përvojë pune relevante.

  • Njohje shumë të mirë të Ligjit 10 221 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, Ligjit 9669 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” dhe çështje të tjera ligjore relevante për vlerësimin e situatës.
  • Të ketë eksperiencë në ofrimin e shërbimit ligjorë grupeve të ndryshme të marxhinalizuara.
  • Të jetë i/e aftë të respektojë afatet kohore dhe t’iu qëndrojë korrekt atyre.
  • Të jetë fleksibel dhe tu përgjigjet nevojave të organizatës kontraktuese.
  • Të njohë mirë gjuhët Shqip dhe Anglisht.

Koha e zhvillimit të projektit: 12 Muaj

Dorëzimi i aplikimeve

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë me e-mail dokumentet e mëposhtme: a) letër interesi në Anglisht, b) cv në Anglisht

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet ne adresën strehalgbt@gmail.com, brenda datës 01.10.2020.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s