Jeta në Strehë
U bënë muaj që kur u largova nga familja, por sa herë që kujtoj ato momente më rrënqethet mishi. Më kujtohet si sot kur vëllai zbuloi orientimin tim seksual dhe vendosi të më nxjerrë hapur para të gjithëve, por un nuk ja dhashë këtë mundësi dhe në orën 4 të mëgjesit u largova nga shtëpia pa u pëshëndetur me askënd.
Nuk kisha dëgjuar asnjëherë për Strehën si organizatë dhe nuk e dija që egzistonte, por njihja një organizatë tjetër të komunitetit që i kisha kontaktuar edhe më herët, kërkova ndihmë tek ta dhe me drejtuan për tek Streha pasi dëgjuan mbi rastin tim.
Ndjeva një ndjenjë ngrohtësie që kur dëgjova këtë emër, sepse në ato momente ishte pikërisht një strehë ajo për çfarë kisha nevojë, një shtëpi ku të ndihesha i sigurt dhe të mund të jetoja pa u detyruar të fshihem nga pjesëtarët e tjerë.
Ishte rrugë e gjatë deri sa arrita në “Strehë”. Isha në një autobuz plot me njerëz dhe s’po mundesha t’i ndalja dot lotët. Kam qarë gjatë gjithë rrugës deri sa isha aq i lodhur saqë s’mund as të qaja më.
Pas shumë orësh më në fund arrita në Tiranë dhe takohem me stafin e “Strehës”. Pas disa pyetjeve shumë të parehatshme dhe ndjenjës së sikletit, kuptova që kisha përfituar statusin e përfituesit. Pasi futemi në Strehë takoj të gjithë përfituesit e tjerë dhe me tregojnë shtratin tim dhe se ku do flija atë natë. Unë aq i lodhur sa isha, bie të fle edhe pse ishte shumë herët. Isha i rraskapitur…
Të nesërmen ajo ndjenja e të zgjuarit në një vend të panjohur papritur më rriti ankthin dhe nisa të ndjehesha shum keq, por pasi mu kujtua se ç’kishte ndodhur një ditë më parë dhe pse isha aty, isha shumë falenderues dhe ndihesha me fat që kisha një vend ku të flija.
Ishte verë, kështu që të gjithë ishin organizuar që të shkonim në pishinë, ndërsa unë akoma ndihesha sikur isha mes të huajsh dhe nuk njihja askënd aty. Kisha frikë se do më duhej shumë kohë që të përshtatem, sidomos pasi kam dhe ankth social, mirëpo të gjithë ishin shumë të qetë dhe të duruar me mua, sikur po më lejonin që të merrja kohën time për tu integruar.
Tashmë isha shkëputur nga familja fare, nuk kontrolloja më celularin dhe vetëm kisha nevojë të rrija vetëm, më mungonte shumë mamaja dhe e dija se sa e shqetësuar duhet të ishte, por që brenda vetes e dija gjithashtu se sapo ti tregonte vëllai mbi orientimin tim seksual, asaj nuk do t’i mungoja më.
Vendosa të ndez celularin dhe shoh shumë thirrje dhe mesazhe kërcënuese nga vëllai dhe shumë e shumë gjëra të tjera, por që nuk kisha durim që të vazhdoja me këtë dramë, vendosa të distancohem nga familja përfundimisht dhe vetëm kur të ndihesha plotësisht gati, do të flisja me ta…
vazhdon…

❤️❤️❤️
LikeLike