Sfidat e prindërve dhe familjeve të personave LGBTI+

Të qënit LGBTI+ në një realitet homofobik siç është konteksti Shqiptarë është diçka sfiduese jo vetëm për personat LGBTI+ por edhe për familjet e tyre. Ato përballen me shumë nga sfidat e ngjashme me të cilat hasen fëmijët/ të rinjtë LGBTI+, përfshirë rënien pre e thashethemeve dhe qëndrimeve armiqësore në komunitetin ku jetojnë, përbuzja dhe përqeshja, diskriminimi, përjashtimi social etj.

Ky proces mund të ketë reagime dhe faza të ndryshme përfshirë:

Mohimi – Në këtë rast prindërit mohojnë që fëmija i tyre të jetë LGBTI+. Mohimi mund të marrë forma të ndryshme. Prindërit mund të thonë, ‘është fazë kalimtare dhe do kalojë’, ‘nuk është vetë, por ekanë  bërë shokët/shoqet apo i dashuri/ e dashura LGBT+’. Në thelb të këtij reagimi është vështirësia fillestare e prindit për të pranuar që fëmija mund të jetë LGBTI+.

Shmangja – Në këtë rast, prindërit përpiqen të shmangin apo të shtyjnë diskutimin me fëmijën në lidhje me orientimin seksual, identitetin gjinorë apo karakteristikat seksuale. Prindërit mund të përdorin fjali të tipit ‘ nuk do flasim tani, do flasim më vonë për këtë cështje’.

Zemërimi dhe armiqësia janë ndër reagimet më të zakonshme të prindërve të përfituesve të shërbimit të Strehës dhe Aleancës. Ky reagim merr forma të ndryshme si për shembull ‘nëse do jesh kështu, nuk dua të dëgjoj më për ty’, ‘më mirë i vdekur sesa gej’, ‘na nxive faqen’ etj. Duhet thënë që zemërimi dhe armiqësia mund të shtyjë prindërit apo familjen (sidomos vëllezërit) që të shkojnë deri aty sa ta dhunojnë fizikisht personin LGBTI+, ti bëjnë presion apo të kërcënojnë me jetë apo ta dëbojnë nga shtëpia. Shpesh fëmijët apo të rinjtë LGBTI+ kanë nevojë për mbështetjen e shërbimeve dhe profesionistëve në këto situate.

Pranimi do ishtë rezultati i dëshiruar që do lehtësonte procesin e fëmijës dhe të riut LGBTI+. Në këtë rast prindërit pranojnë që fëmija është LGBTI+ dhe përpiqen të rivendosin një marrëdhënie me të duke pasur parasysh këtë realitet të ri. Duhet thënë se në praktikën tonë, pranimi merr kohë dhe zakonisht paraprihet nga reagimet e tjera të shpjeguara më sipër përfshirë, mohimin, shmangjen apo zemërimin.

Shpesh edhe pranimi ndodh me kushte. Prindërit apo familjarët mund ti thonë fëmijës, ‘ok, ne të pranojmë por nuk duhet që të komshinjtë, fisi, apo lagja ta marrin vesh orientimin seksual tëndin’. Shpesh kjo nuk është në të mirën e fëmijës, i cili/ e cila si pjesë e procesit të daljes hapur mund të ketë nevojë ta shprehë hapur orientimin e vet seksual apo identitetin gjinor.


Më poshtë do të gjeni disa këshilla për situata të ndryshme në një familje ku fëmija del hapur në lidhje me orientimin seksual apo identitetin gjinor.


Shumica e prindërve nuk janë të përgatitur të dëgjojnë fjalët “Mami, babi, jam gej”. Nëse ju mendoni si pjesa më e madhe e prindërve, reagimi i parë do të jetë: “Si do ta përballoj këtë fakt”?
Aleanca LGBT dhe Qendra Streha mund ti mbështesë prindërit dhe t’ju japë informacione dhe ndihmën specifike për secilin prind apo profesionist që mund ta ndjejë të nevojshme.

Përherë e më shumë po flitet ndër studjues dhe profesionist për një proces të daljes hapur të vetë prindërve, së bashku me sfidat që e shoqëron ky proces, i ngjashëm me sfidat që vetë të rinjtë LGBTI+ kanë kur dalin hapur.

Disa prindër arrijnë ta përballojnë qetësisht dhe shpejt lajmin, por shumë prej tyre përballen me një proces tronditës mohues, faji dhe ndjenjë humbjeje. Pra nëse këto janë ndjesitë me të cilat po përballet prindi apo kujdestari i fëmijës, janë krejt të kuptueshme duke patur parasysh dhe qëndrimin e shoqërisë ndaj gejve, lezbikeve, biseksualëve dhe transgjinorëve.

Prindi mund të ndjehet sikur e ka humbur fëmijën, por nuk është e vërtetë. Fëmija është i njëjti person siç ishte edhe më parë. E vetmja gjë që mund të ketë ndryshuar në përshtypjet për fëmijën, mund të jetë imazhi që prindi ka krijuar për atë. Ka shumë rëndësi të arrihet të mirëkuptohet fëmija kur është ende në moshë delikate.

Të rinjtë gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinor që mohohen nga prindërit e tyre, krahasuar me të rinjtë e tjerë jo homoseksualë, kanë një shkallë më të lartë vetëvrasjeje dhe abuzimi me drogën ose alkoolin.

Vendimi i fëmijës për të qenë i hapur dhe i ndershëm me prindin apo me këdo tjetër, për një çështje që shumë në shoqërinë tonë nuk marrin përsipër ta pranojnë, është tejet i guximshëm. Kjo tregon për një dashuri, besim dhe përkushtim po aq të madh të marrëdhënies së tij/saj me personin të cilit fëmija zgjedh ti dalë hapur.

Prindërit mendojnë se i njohin dhe i kuptojnë fëmijët e tyre që nga dita kur lindin. Ata janë kryesisht të bindur se e dinë sesi janë formuar fëmijët dhe se njohin këndvështrimet e tyre për çështje të ndryshme apo se ç’mendime kanë fëmijët e tyre në kokë. Prandaj, kur fëmija vendos të thotë “Jam gej, lezbike, biseksual, transgjinor” dhe prindi apo kujedstari i fëmijës as që ia kishte idenë (ose e kishte dyshuar gjatë gjithë kohës, por nuk ka dashur ta pranojë), reagimet janë shpesh shokuese, të keqorientuara si dhe shpesh abuzuese kundrejt fëmijës.

Çdo prind ka një ëndërr, një imazh të asaj çka do të bëhet fëmija tij, një imazh të asaj që duhet të jetë ose një imazh të asaj që mund të jetë. Kjo ëndërr lidhet kryesisht me të shkuarën e prindit, me atë që prindi ka dëshiruar të bëhet vetë teksa rritej, kjo ëndërr ka gjithashtu të bëjë sidomos me kulturën përreth. Shoqëria shqiptare ende na përgatit, nxit dhe orienton me ëndrra për fëmijë heteroseksualë edhe pse faktet flasin për një numër të konsiderueshëm të personave homoseksualë.

Disa prindër mendojnë se do të ishin më të lumtur po të mos mësonin të vërtetën për seksualitetin e fëmijës së tyre. Ndërsa shikojnë pas në kohën para se të informoheshin për orientimin seksual të fëmijëve ata kujtojnë se ishte një kohë pa probleme, duke e anashkaluar shpesh distancën që ndjenin nga fëmija i tyre gjatë asaj kohe.
Megjithatë nëse prindërit nuk do të dinin të të vërtetën për seksualitetin e fëmijës, nuk do të mund ta njihnit kurrë atë. Një pjesë e madhe e jetës së fëmijës do të mbahej e fshehur ndaj prindërve, duke mos i lënë mundësinë prindit të njohë një pjesë të rëndësishme të fëmijës, sepse orientimi seskual apo identiteti gjinor nuk janë thjeshtë një fazë kalimtare.

Duhet të kemi parasysh se kur dikush arrin t’ia shprehë prindit të vet që është gej, lesbike, biseksual apo transgjinor në fakt nuk po kalon
thjeshtë një fazë. Fëmija është menduar gjatë dhe me mundim ka arritur të kuptojë dhe të njohë orientimin e vet seksual apo identitein gjinor. Prandaj nëse prindi ka dyshime, “A është e sigurt?” përgjigja do të jetë pothuajse gjithnjë “Po”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s