Stafi i Qendrës Streha zhvilloi një takim me profesionistë të Qendrës Multifunksionale në Elbasan.
Ky takim informues shërbeu për të diskutuar mbi problematikat që hasin personat LGBTI në komunitetet e tyre përfshirë dhunën në familje, diskriminimin, bullizmin dhe përjashtimin social.
Më pas u fol në lidhje me shërbimet afirmuese për personat LGBTI+ dhe se si ne si profesionistë mund të bënim që shërbimet tona të ishin sa më përfshirëse dhe afirmuese për personat LGBTI+.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu se si të rriturit dhe të jetuarit në një ambjent homofobik mund të ndikojë në mënyrën sesi japim shërbime ndaj personave LGBTI+ dhe gjithashtu u diskutua mbi mënyra sesi të rrisim ndërgjegjësimin tonë për steoritipet apo paragjykimet tona në momentin kur ato janë penguese në procesin e asistencës së personave LGBTI+.
Ky takim u zhvillua në kuadër të zbatimit nga Qendra Streha, të projektit “’Fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve në mbrojtjen e personave LGBTI+ nga dhuna dhe diskriminimi’’, me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.