Kurse profesionale, trajnim dhe shërbime në distancë për të rinjtë LGBT+ në vend

‘Streha’ ‘është duke implementuar projektin “Mbështetja e njerëzve LGBT+ në Shqipëri përmes Shërbimeve Fuqizuese, Standardizimit të Shërbimeve Sociale dhe Ndryshimi i Stereotipeve Negative” të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Projekti synon të kontribuojë më tej në zbatimin e një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut dhe standardet ndaj komunitetit LGBT+ në Shqipëri, ndërsa fuqizon pjesëtarët e tij dhe kontribuon për një shoqëri më të hapur dhe më tolerante përsa i përket orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Aktualisht, 13 të rinj nga LGBT+ po ndjekin kurse të formimit profesional në fusha të ndryshme. Ne po kryejmë procesin e vlerësimit të nevojave të këtij komuniteti, duke u fokusuar te realiteti i tyre i përditshëm.

Streha po ofron informacion dhe mbështetje për pjesëtarët e komunitetit që banojnë në Tiranë, Fier, Shkodër dhe Korçë. Ne po ofrojmë njëkohësisht dhe shërbime të lëvizshme për individët LGBT+ që jetojnë në zona të thella të Shqipërisë. Po ofrojmë gjithashtu mbështetje psikologjike, psikosociale dhe ekspertizë ligjore për komunitetin, njëkohësisht duke ndihmuar në ndërmjetësim me familjet në rast se kjo është e mundur.

Falë këtij projekti kemi ngritur mundësinë e përdorimit të trajnimeve profesionale dhe ndërmjetësimit për punësim të sigurt për përfituesit e shërbimeve pranë Strehës.

Momentalisht, po ofrojmë trajnime për punë dhe praktikë për të rinjtë LGBT+, si një mënyrë për të rritur shanset e tyre për punësim në të ardhmen e afërt.

Për herë të parë ne jemi duke hartuar “Standardet minimale të shërbimeve të strehimit për njerëzit LGBT+”. Një këngë është duke u prodhuar gjithashtu për të luftuar stereotipet sfiduese që shoqëria shqiptare ka ende për njerëzit LGBT+.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s