Pozicioni: Oficer Finance
Aplikimet pranohen deri më: 14 janar 2020 në adresën: strehalgbt@gmail.com
Qendra Streha kërkon të punësojë një oficere finance për shërbimin rezidencial që funksionon 24 orë përgjatë 7 ditëve të javës në ndihmë të personave LGBT+ në Shqipëri.
Detyrat e Financieres
● Financierja do jetë përgjegjëse në kryerjen e detyrave të saj duke respektuar gjithmonë afatet kohore.
● Do hartojë raportet financiare në përputhje me kërkesat e donatorëve specifik.
● Oficerja e Financës do jetë përgjegjëse për kryerjen e operacioneve dhe procedurave financiare në përputhje me manualin financiar të Qendrës Streha.
● Oficerja e financës do jetë përgjegjëse për ekzekutimin e pagesave dhe plotësimin me dokumenta mbështetëse në përputhje me manualin financiar të Qendrës Streha dhe kërkesave të donatorëve.
● Oficerja e Financës do hartojë buxhetet e projekt propozimeve të ndryshme në përputhje me nevojat e Strehës.
Kushtet për të interesuarit
● Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë në degën Financë (preferohen personat që kanë mesatare mbi 8.5).
● Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri kompjuterike.
● Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
● Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup.
● Të ketë njohuri rreth problematikës me të cilën përballet komuniteti LGBT në Shqipëri.
● Të jetë i/e gatshëm të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave.
● Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit duhet të dërgojnë:
– CV ne Shqip ose Anglisht
– Letër Motivimi ne Anglisht
Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 14 janar 2020, në adresën e e-mailit strehalgbt@gmail.com
Vetëm të interesuarit që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.