Thirrje për Kujdestar

Pozicioni: Kujdestar/e Social/e/ Menaxher Rasti

Aplikimet pranohen deri më: 14 janar 2020 në adresën: strehalgbt@gmail.com

Qendra Streha kërkon të punësojë një kujdestar/e social/ menaxher rasti për shërbimin rezidencial që funksionon 24 orë përgjatë 7 ditëve të javës në ndihmë të personave LGBT+ në Shqipëri.

Detyrat e Kujdestarit

● Monitorimin e aktiviteteve lidhur me aftësimin për jetën të përfituesve.

● Menaxhimin e rastit sipas planit të miratuar nga ekipi multi-disiplinar.

● Mbajtja dhe plotësimi i protokollit gjatë orarit përkatës të punës, duke pasqyruar aktivitetet.

● Pjesëmarrja gjatë realizimit të aktiviteteve social-kulturore së bashku me përfituesit.

● Informimi i përfituesve mbi shkeljen e rregullores dhe referimin në ekipin multi-disiplinar.

● Raportimi/referimi i realizimit të aktiviteteve të planit të ndihmës së përkujdesit ndaj përfituesit.

● Pjesëmarrje në ekipin multidisiplinar në varësi të rastit.

Kushte për të interesuarit

● Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë në degët Punë Sociale ose Psikologji (preferohen personat që kanë mbaruar master në këto degë).

● Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri kompjuterike.

● Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup.

● Të ketë njohuri rreth problematikës me të cilën përballet komuniteti LGBT në Shqipëri.

● Preferohet të ketë përvojë pune të paktën 2 vjet me grupe të marxhinalizuara.

● Të jetë i/e gatshëm të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave.

● Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit duhet të dërgojnë:

– CV

– Letër Motivimi ne Anglisht

Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 14 janar 2020, në adresën e e-mailit strehalgbt@gmail.com

Vetëm të interesuarit që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.